Njoftim për vend të lirë pune
Data përmbyllëse e aplikimeve: Deri më 7 Qershor 2020
Vendi i lirë i punës: Avokat
Profili i organizatës
Shërbimi Ligjor Falas Tiranë (TLAS) e ka filluar veprimtarinë në Janar 1999 si një program i CAFOD UK në Shqipëri, deri në vitin 2006, kur u regjistrua si një organizatë e pavarur jofitimprurëse në formën e Qendrës. Misioni i TLAS është plotësimi i nevojave sociale dhe ligjore të personave në nevojë; edukimi dhe ndërgjegjësimi i shoqërisë shqiptare për shtetin e së drejtës dhe të drejtat e njeriut; promovimi i përmirësimeve në legjislacionin shqiptar; përparimi i komunitetit dhe forcimi i demokracisë në Shqipëri. TLAS ushtron veprimtarinë bazuar në tre objektiva kryesore në fushën e (i) Ofrimit të shërbimeve juridike për njerëzit dhe grupet në nevojë; (ii) Ndërgjegjësimi i grupeve vulnerabël dhe publikimi i informacionit për çështje të rëndësishme ligjore dhe të drejtave të njeriut; (iii) Ndërmarrja e nismave ligjore për të përmirësuar legjislacionin për të adresuar më mirë nevojat ligjore dhe sociale të komuniteteve dhe individëve të margjinalizuar.
Përshkrim i vendit të punës:
Avokati/tja do të punojë në kuadër të projektit "Përmirësimi i standardeve të të drejtave të njeriut brenda dhe jashtë sistemit penitenciar në Shqipëri" i cili zbatohet nga TLAS në bashkëpunim me Qendrën Europiane dhe mbështetet nga Bashkimi Europian. Projekti synon promovimin e një sistemi funksional të mbrojtjes dhe parandalimit për personat e privuar nga liritë e tyre dhe pas lirimit nga institucionet e vuajtejes se denimit në përputhje me standardet evropiane dhe parimet e njohura ndërkombëtare.
Në kuadër të aktiviteteve të projektit avokati/tja do të trajtojë, këshillojë apo përfaqësojë çështjet e identifikuara nga target grupi i këtij projekti duke përfshirë edhe vizita dhe mbajtja e komunikimit me personat në ambientet e vujatjes së dënimeve penale.
Përgjëgjësitë kryesore të pozicionit të punës janë:
- T’i sigurojë klientëve shërbimet ligjore në përputhje me rregullat dhe parimet e TLAS;
- Të këshillojë klientët për problemet e tyre ligjore;
- Të përgatisë kërkesë padi, të negociojë, të ndërmjetësojë dhe të përfaqësojë në gjyq, të hartojë dokumente dhe të ndërmarrë cdo veprim të nevojshëm për mbrojtjen e klienteve të TLAS;
- Të bëjë vizita në ambientet e vuajtjes së dënimit të të burgosurve dhe/ose të paraburgosurve;
- Të udhëtojë në çdo zonë të Shqipërisë me qëllim përfaqësimin në gjykatë të klientëve të TLAS si dhe për qëllime të vizitave në institucionet e vuajtjes së dënimeve penale;
- Të bashkëpunojë dhe konsultojë me avokatët e tjerë të TLAS për përgatitjen dhe përfaqësimin e çështjeve;
- Të pregatisë raporte periodike lidhur me punën e kryer ne perputhje me detyrat pjese e kontrates se lidhur me TLAS;
Kualifikimet e kërkuara dhe aftësitë:
• Të jetë i/e diplomuar për Drejtësi dhe të zotërojë gradën Master (do të vlerësohen me priritet kandidatët e profilizuar në fushën penale);
• Të ketë liçencën e avokatit;
• Përvoja dhe aftësitë e kërkuara:
• Të ketë të paktën 5 vjet punë si jurist/avokat;
• Të jetë i/e rekomanduar nga dy punëdhënës, të cilët i njohin aftësitë profesionale dhe personale të kandidatit/es;
• Do të vlerësohet me përparësi puna dhe angazhimi në organizata apo institucione vendase apo ndërkombëtare me fokus mbrojtjen e të drejtave të njeriut.
Kritere të tjera që do të merren në konsideratë gjatë përzgjedhjes së kandidatit/es janë:
- Njohja e mekanizmave shtetërore dhe ndërkombëtare, të sistemit të drejtësisë në veçanti;
- Njohje e shërbimeve që ofrohen nga OJF per mbrojtjen e të drejtave të njeriut;
- Vullnet për të punuar në terren dhe për të udhëtuar në rrethe të tjera;
- Njohja e sistemtn penitenciar do të konsiderohet në mënyrë preferenciale;
- Njohje shumë e mirë e gjuhës angleze, njohja e çdo gjuhe tjetër shtesë ndikon pozitivisht;
Dokumentacioni i Pranimit
• Kopje të skanuar të Diplomës se Fakultetit (3+2);
• Kopje të Liçensës së Avokatit (për ata që kanë kaluar provimin);
• Një kopje e CV-së;
• Dy emra të cilët mund t’ju rekomandojnë si dhe së bashku me kontaktet e tyre (tel / celular / email);
• Dëshmi Penaliteti (vetëm për personat që do të ftohen në intervistë);
Vetëm kandidatët/et që do të konsiderohen të përshtatshëm do të ftohen për intervistë.
Dokumentat duhen dërgohen me email në 1 file të vetëm, me emrin e personit që aplikon për pozicionin e kerkuar.
Dorëzimi i aplikimeve bëhet me email në adresën: tlas@tlas.org.al
Për çdo pyetje apo informacion shtesë për njoftimin mund të kontaktoni në: tlas@tlas.org.al