Misioni, Objektivat dhe Qëllimet e qendrës

Misioni i Shërbimit Ligjor Falas Tiranë (TLAS është plotësimi i nevojave ligjore të njerëzve në nevoje, sensibilizimi i shoqërisë shqiptare mbi shtetin e së drejtes dhe të drejtat e njeriut, nxitja e përmirësimeve në sistemin ligjor dhe nëpërmjet tyre të influencojë në zhvillimin e shoqërisë civile dhe të shtetit të së drejtës në Shqipëri.

TLAS do ta arrijë misionin e tij, nëpërmjet përmbushjes së objektivave të mëposhtme:

  1. Ofrimi i shërbimeve ligjore falas për grupe të synuara të individëve në nevojë.
  2. Publikimi i të dhënave mbi probleme të rëndësishme ligjore dhe për të drejtat e njeriut, të cilat kanë ardhur në vëmendje të TLAS dhe ku të shihet e nevojshme, lobimi i Qeverisë Shqiptare dhe institucioneve të tjera për zgjidhjen e këtyre problemeve.

Për arritjen e këtyre objektivave TLAS do të realizojë aktivitetet e mëposhtme, por do të realizojë edhe aktivitete të tjera, të cilat janë të nevojshme për plotësimin e objektivave dhe realizimin e misionit të TLAS:

  1. Ofrimi i shërbimeve Ligjore dhe Paraligjore, nëpërmjet këshillimit, trajtimit dhe përfaqësimit përpara organeve kompetente; shërbimit telefonik (Lawline); Shërbimeve Clinics; Shërbimeve të Ndërmjetësimit dhe atyre të Lëvizshme për të arritur individët vulnerabël në zona të largëta.
  2. Zbatimin e Programeve të Internship me Studentët e Fakultetit të Drejtësisë dhe Punës Sociale, aktivitet e ndërgjegjësimit ligjor të komunitetit (Street Law).
  3. Publikimeve të ndryshme.
  4. Aktiviteteve të hartimit të projekt-ligjeve dhe lobimit për përmirësimin e legjislacionit ekzistues;
  5. Forcimit të kapaciteteve dhe organizimit të organizatave jofitimprurëse që kanë si anëtarë grupet e synuara të TLAS;
  6. Mbështetjes së zhvillimit të komunitetit, nëpërmjet aktiviteteve të ndërgjegjësimit, edukimit dhe informimit të komunitetit;
  7. Zhvillimit dhe mbështetjes së aktiviteteve trainuese dhe seminareve, për përmirësimin dhe nxitjen e reformave ligjore dhe sociale;
  8. Drejtimit, koordinimit dhe pjesëmarrjes në projekte dhe programe për përmbushjen e misionit të Qendrës;
  9. Bashkëpunimit me organizata lokale, kombëtare dhe ndërkombëtare për përmbushjen e Misionit të Qendrës;