Projekte
Shërbimi Ligjor Falas Tiranë (TLAS) dhe Qendra Europiane/European Centre, kanë filluar zbatimin e një projekti të ri 30-mujor “Për kontributin në përmirësimin e standardeve të të drejtave të njeriut brenda dhe jashtë sistemit penitenciar në Shqipëri”. Ky program mbështetet financiarisht nga Bashkimi Evropian përmes Instrumentit Evropian për Demokraci dhe të Drejtat e Njeriut (EIDHR/CBSS) 2018-2019.
”Avokojmë për të fuqizuar mbrojtjen e personave Intersex nga të gjitha format e dhunimit të të drejtave të njeriut"
Shërbimi Ligjor Falas Tiranë do të implementojë projektin ”Avokojmë për të fuqizuar mbrojtjen e personave Intersex nga të gjitha format e dhunimit të të drejtave të njeriut”, financuar nga Ambasada e Mbretërisë së Hollandës. Qëllimi i këtij projekti është rritja e përfshirjes së përsonave Intersex në jetën sociale, me të drejta të plota si çdo qytetar i vendit tonë. Rezultatet përfundimtare që synohen të arrihen nëpërmjet projektit janë: Rritja e aksesit në drejtësi dhe në shërbimet e tjera sociale për personat intersex, njohja e gjinisë Intersex në dokumentat zyrtare, përmirësimi i legjislacionit të mbrojtjes së personave intersex si dhe rritja e ndërgjegjësimit të aktorëve shtetërorë dhe shoqërisë për këto të drejta.
"Fuqizimi i individëve në nevojë përmes shërbimeve paraligjore falas" 1 Tetor 2018 - 31 Dhjetor 2018
Shërbimi Ligjor Falas Tiranë po implementon projektin “Fuqizimi i individëve në nevojë përmes shërbimeve paraligjore falas”, mbështetur nga Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë – Soros. Projekti ka një kohëzgjatje 4 mujore, nga 1 Tetori – 31 Dhjetor 2018 dhe ka si qëllim të rrisë përfshirjen sociale të individëve në nevojë, përmes shërbimeve paraligjore. Ofrimi i shërbimeve paraligjore do të bëhet për 170 çështje ligjore të fëmijëve, familjeve të tyre, grave, të papunëve, minoriteteve.
Titulli i projektit: Te Mbështesim Aksesinnë Shërbimet Ligjoredhe Sociale të Familjeve Vulnerabël
Pershkrimi
Faza 1: Korrik, 2014 – Maj, 2015
Faza 2: Qershor, 2015 – Maj, 2016
Faza 3: Qershor, 2016 – Dhjetor, 2016
Shërbimi Ligjor Falas Tiranë, TLAS
Titulli i Projektit: Te sigurojmë aksesin në drejtesi për të zbutur pabarazinë për individët vulnerabel.
Kohëzgjatja: 1 Janar 2016- 31 Dhjetor 2016
Te mbështesim kërkesat e për drejtesi të të miturve duke promovuar rastet gjyqësore strategjike si dhe të rrisim ndërgjegjësimin për të drejtat e fëmijëve e famileve te tyre.
Kohëzgjatja: Tetor, 2015- Dhjetor, 2016
Sigurimi i fëmijëve rom dhe grupeve të tjera vulnerabël për aksesin dhe përfshirjen në shërbimet themelore përmes regjistrimit të lindjes.
Kohzgjatja: Nëntor, 2015- Dhjetor, 2016
United States Embassy, Albania
Titulli i Projektit: Të zgjerojme shërbimet ligjore ne bashkëpunim me strukturat lokale.
Kohëzgjatja: Korrik, 2016 - Qershor 2017
Titulli i Projektit: Të zgjerojme shërbimet ligjore ne bashkëpunim me strukturat lokale.
Kohëzgjatja: Shtator, 2016 – Gusht, 2018
Tirana Legal Aid Society po implementon projektin “Promovimi I fuqizimit ligjor për qytetarët Shqiptarë” me mbështetjen e “European Citizen Action Service” dhe partner Fondacioni per Shoqërinë e Hapur, Shqipëri. Projekti ka qëllim të krijojë një model për të siguruar shërbime ligjore falas për qytetarët me të ardhura të ulëta, dhe të advokojë për rritjen e ndërgjegjësimit për zhvillimin e mëtejshëm të sistemit ligjor në Shqipëri.
Titulli i projektit: Promovimi i fuqizimit ligjor për qytetarët Shqiptarë.
Kohëzgjatja: 18 Nëntor 2015- 17 Nëntor 2016
Financuar: European Citizen Action Service
Titulli i projektit: “Përmirësimi i mbrojtjes së të drejtave të të akuzuarve në BiH, Serbi, Kosovë, Maqedoni dhe Shqipëri.”
Përshkrim i projektit
Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Republika Serpska (Bosnjë dhe Hercegovinë) në partneritet me “The Network of the Committees for Human Rights” në Serbi, “Helsinki Committee for Human Rights of the Republic of Macedonia” në Maqedoni, “Tirana Legal Aid Society TLAS” në Shqipëri dhe “Center for Legal Aid and Regional Development” në Kosovë, po implementojnë zbatimin e projektit "Përmirësimi i mbrojtjes së të drejtave të të akuzuarve". Projekti kryesisht targeton avokatët të cilët caktohen si mbrojtës kryesisht të të akuzuarve përpara gjykatave, si dhe organizatat e shoqërisë civile nga të pesë vendet, që janë aktive në fushën e reformave në drejtësi dhe të sundimit të ligjit. Përveç partnerëve të mësipërm, në këtë projekt marrin pjesë “Policy Center”e Serbisë dhe zyra e avokatisë “Tojic” si përfaqësuese e Dhomës së Avokatëve në Republika Serpska. Qëllimi i përgjithshëm i projektit është të kontribuojë në përmirësimin e sistemit të mbrojtjes ligjore të të akuzuarve në Bosnjë dhe Hercegovinë, Serbi, Maqedoni, Kosovë dhe Shqipëri, përmes një sistemi transparent caktimi, pagese dhe kompetence të avokatëve që caktohen kryesisht. Projekti është financuar nga USAID-i përmes programit të Rjetit Rajonal Ballkanik të Sundimit të Ligjit zbatuar nga Dhoma Amerikane e Avokatisë në Iniciativën për Sundimin e Ligjit, për një periudhë prej 12 muajsh.
Gjatë 2012 TLAS ka zbatuar projektet e mëposhtme:
Titulli i Projektit | Donatorë | Shuma | Kohëzgjatja | Kontakt |
Të fuqizojmë aksesin në drejtësi dhe shërbimet sociale të komuniteteve vulnerabël në Tiranë,Vlorë,Shkodër, Korçë | Fondacioni Vodafone Albania | 2, 750 .752 ALL | 01.04.2011 - 31.03.2012 | Z. Albi Greva + 04 2283072 albigreva@vodafone.com |
Rritja e aksesit në shërbimet ligjore dhe sociale të fëmijëve në nevojë | UNICEF | 6,320,434 ALL | 01.06.2012 - 15.03.2013 | Znj.MirlindaBushati + 355 692056827 mbushati@unicef.org |
Fuqizimi i komuniteteve vulnerabël lokale në Shqipëri | UNDP | 6,053,500 ALL | 15.07.2011 – 15.07.2012 | Z.Bujar Taho + 355 692082245 Bujar.Taho@undp.org |
Mbështetje Falas për 52 individë romë të zbuar nga banesat (barraka dhe çadra ku jetonin) | Fondacioni Vodafone Albania | 1,025,000 ALL | 15.03.2012 - 15.07.2012 | Z. Albi Greva + 04 2283072 albigreva@vodafone.com |
Ti përgjigjemi nevojave ligjore dhe sociale të individëve që jetojë në varfëri ekstreme | CRD | 55,600 Euro | 01.03.2012 - 31.12.2012 | Znj.VasilikaLaci Tel 0684041869 Vasilika.laci@civilrightsdefenders.org |
Përmirësimi i sistemit të ndihmës ligjore në Shqipëri | CRD | 16,500 Euro | 01.03.2012 - 31.12.2012 | Znj.VasilikaLaci Tel 0684041869 Vasilika.laci@civilrightsdefenders.org |