Partneret

a) Strukturat e Qeverisjes qendrore dhe lokale, si Ministria e Drejtësisë, Ministria e Brendshme, Këshilli i Lartë i Drejtësisë, Avokati i Popullit, Ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, Dhoma Kombëtare e Avokatisë, Instituti i Sigurimeve Shoqërore, Instituti i Sigurimeve Shëndetësore, Komunat, Bashkitë etj.

b) Organizatat jofitimprurëse që kanë si anëtarë të tyre klientë të TLAS, të cilët përmbushin kriteret e përzgjedhshmërisë, si p.sh Shoqata e Invalidëve të Punës, Shoqata Amaro-Drom, Shoqata e Personave të Verbër, Shoqata e Jetimëve, Shoqata e Prindërve të Fëmijëve me Aftësi të Kufizuar Mendore, Shoqata e Pensionistëve etj.

c) Shoqëri të tjera të Ndihmës Ligjore në Shqipëri dhe jashtë saj.

d) Organizata Jofitimprurëse që veprojnë në fushën e mbrojtjes së të drejtave të njeriut, të cilat trajtojnë çështje që lidhen më misionin, synimet dhe aktivitetet e TLAS.

TLAS është anëtar i Koalicionit “Së bashku kundër trafikimit të fëmijëve”, dhe rrjeteve kombëtare dhe rajonale si, "Drejtësi për të gjithë", "Rrjetit Europian të Pashtetësisë", "Rrjetit Ballkanin të Forcës sëLigjit" (BRRLN), "Child Pact"

Disa nga partnerët më të rëndësishëm të TLAS:

  • Komiteti Shqiptar i Helsinkit;
  • Koalicioni “Të gjithë së bashku kundër trafikimit” (BKFT);
  • Qendra e Sherbimeve dhe Praktikave ligjore te Integruara
  • Fondacioni Shqiptapër të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara
  • Save the Children;
  • AMARO-DROM;
  • Qendra për Nisma Ligjore dhe Qytetare
  • Qendra Nisma
  • ADRA
  • Shërbimet Sociale Bethany
  • CRCA