Histori të Vërteta
Historia e 14-vjecares e cila ka mbetur pa shtetësi për shkak se nëna nuk paraqtiej për të bërë deklarimin
E drejta e identitetit është një e drejtë themelore për të gëzuar të gjitha të drejtat që rrjedhin prej saj si: e drejta për jetën, shëndetin, arsimin, punësimin, votën, mosdiskriminimin, abuzimin, shfrytëzimin etj.
Këto të drejta i janë mohuar për 14 vite radhazi vajzës me iniciale MGJ - pjesëtare e një prej komuniteteve më vunerabël, atij rom – lindur më 13.03.2005, në Vaqarr.
Aktualisht MGJ jeton në fshatin Arbanë të Njësisë Administrative Vaqarr me babain e saj biologjik FD dhe dy vëllezërit nga babai. Babai i vajzës nga martesa e tij e parë ka dy djem 20 vjec dhe 15 vjec, ndërkohë pasi është ndarë nga bashkëshortja e tij e parë, ka nisur bashkëjetesën me nënën biologjike të MLL, e cila, nisur nga akti i lindjes qe disponon Materniteti i ri i Tiranës, është LB.
Kur FD është njohur me nënën e vajzës LB, secili prej tyre kanë patur martesa ligjore (jo me njëri tjetrin).
Për dy vite e gjysmë LV ka bashkëjetuar me FD për një periudhë kohore prej dy vitesh e gjysmë, periudhë në të cilën ka lindur fëmija MGJ e cila u regjistrua në Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile kur kishte mbushur moshën 14 vjec, me baba të prezumuar GGJ pasi nëna e fëmijës LV nuk e kishte zgjidhur ende martesën me GGJ në atë kohë.
Kur fëmija ishte 4-muajsh, nëna LV, u largua nga banesa (duke ia lënë fëmijën e porsalindur FD) për arsye se FD vazhdonte të ishte i martuar me AD (martesë e cila ka përfunduar me vendim të gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë). Gjithashtu, martesa e LV (nënës së fëmijës) e lidhur me GGj ka përfunduar me divorc pas tri vitesh nga lindja e vajzës.
Për rreth 14 vite, vajza mbeti e paregjistruar në zyrën e gjendjes civile, pasi nëna e saj nuk paraqitej për të bërë deklarimin. Vetëm falë TLAS (Shërbimit Ligjor Falas) u arrit të realizohej regjistrimi I vajzës në RKGJC. Fëmija u regjistrua në zyrën e Gjendjes Civile më datë 15.05.2019 me baba të paditurin GGJ ( personi I cili ishte I martuar nëna biologjike në kohën e lindjes së fëmijës).
Duke qenë që afati I parashikuar për të bërë kundërshtimin e atësisë është 1 vit nga momenti I regjistrimit ne RKGJC të fëmijës, TLAS, mori përsipër të bënte dhe kundërshtimin e atësisë falas, brenda këtij afati.
Aktualisht ndodhemi 3 vite nga momenti kur është depozituar kërkesëpadia në Gjykatë, dhe më datë 27.04.2023 më në fund është finalizuar procesi gjyqesor për kundërshtimin e atësisë.
Tanimë fëmija po gëon një sërë të drejtash si: e drejta për të patur një emër, për t’u arsimuar, për të marrë shërbim shëndetësor dhe të gjitha të drejtat e tjera të cilat ligji i njeh duke qenë shtetas/e shqiptar/e i/e këtij vendi. ajo gjithashtu figuron të ketë për atësi emrij e babait biologjik me iniciale FD. Gjithashtu, e mitura MGJ, nuk figuron me mbiemrin e babait të prezumuar, por me mbiemrin e atij biologjik. Tani ajo njihet si MD.
Tri martesa fiktive të lidhura (brenda 4 viteve) nga një nënë me shtatë fëmijë, për të përballuar kushtet e vështira të jetesës.
MLL ka lindur më 26.11.1994 në Korcë. Në moshën 12 vjecare është njohur me shkuesi me bashkëjetuesin EH. Më pas, ka nisur bashkëjetesën me EH, me të cilin solli në jetë tre fëmijë (AH i datëlindjes 07.09.2008; SH i datëlindjes 17.11.2012 dhe NH e datëlindjes 25.02.2014).
Për shkak se MLL ishte minorene dhe nuk mund të lidhte martesë ligjore, MLL martohet pasi kishte sjellë në jetë të tre fëmijët *(në datën 08.04.2015). Dy bashkëshortët kanë jetuar në Korcë së bashku me nënën dhe motrat e EH.
Pas pak kohësh marrëdhënia midis EH dhe MLL gjeneroi në dhunë fizike dhe psiklogjike për arsye se EH ishte konsumues i rregullt i pijeve alkoolike dhe luante bixhoz. Duke qenë që marrëdhënia e tyre nuk po shkonte mirë, MLL njihet me AXH. Nga kjo lidhje vjen në jetë fëmija i parë EXH (i katërti në radhë për MLL). Gjendur në këto kushte MLL zgjidh martesën me EH më 18.05.2018.
Fëmija i parë, AH sipas vlerësimit të psikologut dhe Gjykatës, i është lënë për rritje dhe edukim babait (EH). Por dhe pas këtij vendimi, babai i fëmijës nuk është kujdesur për të. Sot e kësaj dite, AH jeton me nënën, motrat dhe vëllezërit. Nëna e AH kërkon kujdestarinë e fëmijës, në kushtet ku babai biologjik EH nuk është kujdesur asnjë ditë për të. Pas ndarjes me EH, MLL zhvendoset për të jetuar në Tiranë në zonën e Astirit së bashku me fëmijët.
Gjatë kësaj kohe, MLL ka patur vështirësi ekonomike për arsye se punonte në të zezë, duke mbledhur mbetje të riciklueshme. Kushtet dhe mundësitë për të rritur dhe t’u përkujdesur për tre fëmijë të mitur, ishin shumë të vështira.
Pas ardhjes në jetë të fëmijës, AXH, emigron jashtë shtetit me vizë 3-mujore. Por duke qenë që të ardhurat mbeteshin ende të pakta, MLL në atë periudhë ka qenë e rënduar psikologjikisht për arsye se kishte për të rritur katër fëmijë krejtësisht e vetme, e ndaj, e gjendur në këtë situatë, MLL vendos që të lidhë martesë fiktive[1] me AK më datë 10.07.2018 pa dijeninë e AXH.
Pas lidhjes së kësaj martese fiktive, MLL ndahet nga ky person më datë 17.10.2019.
Më datë 17.12.2019 lidh martesën e tretë, gjithashtu fiktive njësoj si paraardhësja, e për ta zgjidhur më pas më 24.02.2022.
Në po të njëjtin vit më datë 05.05.2022 ajo lidh martesën e katërt (fiktive) ku aktualisht ndodhet në proces divorci. Gjatë kësaj periudhe AXH levizte jashtë shtetit herë pas here. Ndërkohë, përgjatë kësaj kohe, nga marrëdhënia midis AXH dhe MLL vijnë në jetë dhe tre fëmijë të tjerë (ALL e datëlindjes 29.08.2018, ILL i datëlindjes 17.10.2020 dhe DLL e datëlindjes 18.10.2021 të cilët u regjistruan në regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile në mars të vitit 2021. Pasi AXH zbulon për martesat fiktive të bashkëjetueses së tij, vendoset të ndahet nga MLL. Për fëmijët kujdeset MLL, ndërsa AXH kontribuuon rregullisht nga ana monetare sa i përket rritjes së tyre.
Sapo Organizata Shërbimi Ligjor Falas u njoh me rastin, TLAS ;
- Pajisi me letërnjoftim shtetasen MLL;
- Kërkoi rivendosjen në afat për padinë, pasi kishin kaluar afatet ligjore për t’iu drejtuar gjykatës për kundërshtimin e atësisë;
- Kërkoi kundërshtimin e atësisë;
- U bë njohja e atësisë në mënyrë vullnetare nga babai biologjik AXH, në rrugë administrative.
[1] Martesa fiktive është një martesë që është shpallur si e vlefshme, por që në fakt është e konstruktuar dhe e arritur për qëllime të tjera, të tilla si përfitime financiare, leje qëndrimi, ose për të shmangur ligjet që ndalojnë martesën midis dy personave të caktuar.
Historia e A.K, i cili ka mbi katër dekada që nuk gëzon të drejta në shtetin shqiptar, pasi për lindjen e tij nuk gjenden të dhëna në Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile
Historia e mëposhtme është rast të cilin nuk e kemi hasur shpesh. Është e ndërlikuar për shkak se ka të bëjë me një person i cili pretendohet se ka lindur midis viteve ’70 – ’80 dhe nuk ka patur asnjëherë akses sa i përket të drejtave të tij më bazike dhe themelore.
Kjo është një histori për A.K. Lindja e tij, nuk është regjistruar më parë, gjë e cila ka sjellë që ky i fundit të mos posedojë asnjë dokument personal.
A, erdhi në jetë nga një lidhje jashtëmartesore dhe nëna M.H e braktisi kur ishte vetëm 5 muajsh. Që atëherë personi u rrit nga halla e tij duke jetuar në një zonë e quajtur Ura Vajgurore (guri i bardhë). Përafërsisht rreth viteve 1977- 1992 halla e ka shfrytëzuar duke e nxjerrë në rrugë të lypte. Në momentin që halla ka ndërruar jetë, A.K (kur ishte vetëm 15 vjec), zhvendoset duke jetuar në baraka në Durrës, Shkozet (Ura e Dajlanit).
Përgjatë periudhës 5-vjeçare në të cilën A.K jetoi në këtë zonë u njoh me xhaxhallarët dhe dy motrat të cilat i treguan se nëna e tij biologjike ishte M.H dhe babai P.S.
Menjëherë pasi na u bë i ditur ky informacion, ekspertet e TLAS, shkuan në zonën ku jetonte A.K, për të kontaktuar njërën nga motrat që të merrnim më tepër informacion mbi nënën e A.K sa i përket vendbanimit të saj. Pasi motra na bëri me dije se nëna e tyre aktualisht banonte në Fier në zonën e quajtur Mbrostar Ura, vajtëm me të në banesën e M.H.
Si fillim M.H nuk pranonte se përreth viteve 1973-1978 ka lindur një djalë.
Bazuar në Nenin 41/1 të Ligjit. 10129 të datës 11.05.2009 ‘’Për gjendjen civile’’ pikës 2 dhe 4 të VKM nr.288, datë 10.04.2020 dhe referuar Udhëzimit nr.10 datë 25.02.2015 ‘Për mënyrat, format e bashkëpunimit dhe procedurat e ndërhyrjes në ndihmë të fëmijëve në rrezik për institucionet dhe strukturat kryesore përegjegjëse për mbrojtjen e fëmijës’’, për të bërë të mundur vazhdimin e procedurës për regjistrim u detyruam si organizatë të drejtonim disa shkresa me lëndë ‘Kërkesë për Informacion’ Spitalit Obstetrik-Gjinekologjik të Kucovës, Fierit dhe Beratit të cilëve iu kërkuam fotokopje të Kartelës Klinike obstetrike dhe çertifikatë të asistencës së lindjes për A.K.
Përgjigjja që morëm ishte se në asnjërin prej këtyre spitaleve përgjatë viteve 1973-1978 A.K nuk figuron si i regjistruar në regjistrat e maternitetit.
Për këtë arsye cështjen vendosëm ta ndiqnim gjyqësisht referuar:
- Nenit 388 të Kodit të Procedurës Civile ‘’Kur një fakt varet nga lindja, ndryshimi ose shuarja e të drejtave personale apo pasurore të një personi dhe akti që vërteton atë të zhdukur, ka humbur dhe nuk mund të bëhet përsëri pse nuk mund të merret me ndonjë rrugë tjetër, personi i interesuar ka të drejtë të kërkojë që fakti të vërtetohet me vendim të Gjykatës se Shkallës së Parë’’; gjithashtu,
- Nenit 38/2 të ligjit nr.10129 datë 11.05.2009 ‘’Për Gjendjen Civile’’i ndryshuar i cili parashikon ‘’Në mungesë të dokumentacionit të përmendur në pikën 1 të këtij neni, vërtetimi i faktit të lindjes mund të provohet edhe nëpermjet gjykatës’’.
Ndaj, shkuam përsëri në banesën e M.H së bashku me motrën e A.K, nga e cila kërkuam një prokurë për nisjen e procedurave ligjore. Përvecse arritëm të merrnim prokurën për vazhdimin e cështjes gjyqësisht, M.H, e ndihmuam, që të pajisej me mjet identifikimi duke qenë që kjo e fundit kishte probleme nga ana ekonomike.
Pas depozitimit të kërkesëpadisë pranë Gjykatës së Rethit Gjyqësor Fier, si dhe pas kryerjes së tri seancave gjyqësore, të përfaqësuara nga avokatja e TLAS Rudina Brari - eksperte e regjistrimit të shtetasve të Republikës së Shqipërisë - u arrit të kryhej regjistrimi i shtetasit lindur midis viteve '70 - '80 me iniciale A.K.
Përvecse shtetasi A.K të regjistrohej në Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile, gjithashtu tani ai mund të gëzojë një sërë të drejtash të tjera (të mohuara për mbi 40 vite radhazi) si: e drejta për të patur një emër; për të marrë shërbim shëndetësor dhe të gjitha të drejtat e tjera të cilat ligji i njeh duke qenë shtetas/e shqiptar/e i/e këtij vendi.
Historia e tre shtetasve në qytetin e Korçës (pjesë e së njëjtës familje), të cilë/at dhe pse në moshë madhore nuk figurojnë si të regjistruar në Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile.
Ky rast i përket një familjeje në qytetin e Korçës, (dy motra dhe një vëlla) të cilët pavarësisht dëshirës, nuk kanë mundur të kryejnë gjimnazin.
Më specifikisht historikun e familjes po e paraqesim të detajuar si mëposhtë.
Ishte viti 1997 kur shtetësja me iniciale S.S, lidh martesë me shtetasin A.S. Marrëdhënia e tyre bashëshortore zgjati vetëm një vit duke u pasuar nga një ndarje de facto por jo de jure (në rrugë ligjore).
Në vitin 1998 shtetësja S.S, u njoh me shtetasin D.T. Dy personat bashkëjetuan në Greqi derisa më datë 12.02.1999 - lind në kushte shtëpie - fëmija i parë, me iniciale D.S.
Kur vajza ishte vetëm 40-ditë (S.S dhe D.T) vendosin të kthehen në Shqipëri.
Kalvari i problemeve të njëpasnjëshme fillon të nisë që nga ky moment, pasi duke qenë se fëmija kishte lindur në kushte shtëpie dhe nuk kishte asnjë dokument që vërtetonte lindjen e saj në shtetin grek, si dhe për shkak se ndarja e nënës me bashkëshortin e parë nuk ishte bërë në rrugë ligjore, vajzën e sapolindur, nëna zgjodhi të mos e regjistronte në Gjendjen Civile pasi - referuar nenit 180 të Kodit të Familjes ‘’ Fëmija që ka lindur gjatë martesës prezumohet se ka për atë bashkëshortin e nënës. ‘’ – do të kalonte në emër të babait të prezumuar A.S.
Më 12.06.2002, lind në maternitetin e Korcës fëmija i dytë F (djalë) dhe pas më 23.11.2003, fëmija i tretë D (vajzë).
Të tre fëmijët janë rritur nga gjyshja, pasi nëna dhe babai biologjik i tyre, punonin në Greqi duke qenë se të ardhurat për të siguruar nevojat bazike të tyre ishin të pamjaftueshme.
Kur fëmija i parë, D.S, kishte moshën e duhur për t’u futur në klasë të parë – dhe për shkak se nuk figuronte si shtetase në regjistrin kombëtar të gjendjes civile - drejtuesit e shkollës I.Q në Korcë nuk pranuan ta regjistronin. Babai dhe nëna zgjodhën që në formë presioni t’u thonin drejtuesve të shkollës që vajza është aktualisht 9 vjeç (ndërkohë që ajo ishte 7 vjeç) dhe ende nuk kishte kryer klasën e parë. Drejtuesit e institucionit arsimor e lejuan vajzën të niste klasën e parë.
Aktualisht të tre shtetasit dhe pse nxënës të shkëlqyer, rezultojnë se kanë përfunduar vetëm nivelin arsimor 9-vjeçar. Gjatë intervistës së kryer me to, shfaqet dëshira e madhe për te nisur gjimnazin dhe shkollën e lartë pasi mendonin që të paturit një profesion është e vetmja mënyrë si të kesh të ardhura relativisht të mira për të përballuar jetesën.
Më 28.12.2015, me vendim nr.2264, zgjidhet martesa e shtetases S.S me shtetasin A.S me të cilin ajo jetoi vetëm një vit dhe nuk pati fëmijë. Edhe pas kryerjes së kësaj procedure të rëndësishme, fëmijët mbetën të paregjistruar. Në vitin 2021, janë kontaktuar ekspertët e TLAS për zgjidhjen e rastit në fjalë.
Çështjen e ndoqi avokatja e TLAS, Rudina Brari e cila me 09.09.2021, arriti që në rrugë administrative, të bënte regjistrimin me atësi të prezumuar për dy fëmijët e lindur në maternitetin e Korcës.
Ndërsa për fëmijën e parë të lindur në kushte shtëpie në shtetin grek, nuk u bë regjistrimi nga nëpunësi I gjendjes civile me arsyetimin se ‘’ju nuk dispononi dokumentacion të rregullt për të vërtetuar lindjen e fëmijës’’ pra nuk plotësoni kërkesat e parashikuara në pikën 1 të nenit 38, të ligjit nr. 10129 datë 11.05.2009 ‘’Për Gjendjen Civile’’ i ndryshuar.
Në këto kushte cështja u ndoq në rrugë gjyqësore bazuar në nenin 38 pika 2 të po të të njëjtit ligj, duke arritur të regjistronim më pas dhe fëmijën e parë me atësi të prezumuar.
Më tej, në rrugë gjyqësore, u bë kundërshtimi i atësisë së prezumuar ku me anë testit të ADN-së nëpërmjet ekzaminimit tampon-pështymë u vërtetua lidhja familjare e babait biologjik me iniciale D.T dhe fëmijëve me iniciale D, F dhe D, i cili bëri njohjen e atësisë në mënyrë vullnetare – bazuar në paragrafin e parë të nenit 181 në Kodin e Familjes.
Me përkushtimin e avokates së TLAS, Rudina Brari, tashmë fëmijët mund të nisin studimet parauniversitare dhe universitare, si dhe gjithashtu mund të gëzojnë dhe një sërë të drejtash të tjera si: e drejta për të patur një emër; për të marrë shërbim shëndetësor dhe të gjitha të drejtat e tjera të cilat ligji i njeh duke qenë shtetas/e shqiptar/e i/e këtij vendi.
Historia e 14 vjeçares pa asnjë ditë shkollë dhe e paregjistruar në Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile
E drejta e identitetit është një e drejtë themelore për të gëzuar të gjitha të drejtat që rrjedhin prej saj si: e drejta për jetën, shëndetin, arsimin, punësimin, votën, mosdiskriminimin, abuzimin, shfrytëzimin etj.
Këto të drejta i janë mohuar për 14 vite radhazi vajzës me iniciale Z.Ç - pjesëtare e një prej komuniteteve më vunerabël, atij rom – lindur më 05.08.2008, në qytetin e Durrësit. Rasti është referuar nga Psikologia e Pediatrisë, Durrës dhe menjëherë pas njohjes me të, Shërbimi Ligjor Falas (TLAS), u angazhua seriozisht për të ndjekur procedurat e regjistrimit të vajzës në gjendjen civile.
Z.Ç, ka lindur nga bashkëjetesa midis G.Ç dhe S.Y në maternitetin e Durrësit. Babai me iniciale G.Ç, ka jetuar në Durrës, ndërsa mamaja S.Y, ka qenë banore e Shkodrës. Pasi nisën të bashkëjetonin, nëna e vajzës zhvendoset ne Durrës mirëpo me gjendjen civile vazhdonte të ishte ende banore e Shkodrës. Në vitin 2008 lind fëmija Z.Ç, por për arsye se dy shtetasit ishin të pacelebruar së bashku, fëmija duhej të regjistrohej me të dhënat e nënës. Gjë që nuk u arrit as kjo, pasi për shkaqe të pamundësisë ekonomike nëna nuk mundi të lëvizte nga qyteti ku banonte (Durrës), në atë ku figuronte si e regjistruar (Shkodër) për të bërë regjistrimin e vajzës.
Të dy prindërit kanë qenë konsumues të rregullt të pijeve alkoolike. Gjë e cila u bë shkak që nëna e vajzës të vuante nga një sëmundje në mëlçi (ceroza), e cila i mori dhe jetën. Që nga ky moment, vajza fillon të jetojë vetëm me babanë e prezumuar, pasi duke qenë që ky i fundit, nuk ishte i martuar me S.Y, G.Ç, nuk njihej si babai biologjik i saj.
Më tej, G.Ç njihet dhe bashkëjeton me dikë tjetër e cila dhe pse jo nëna biologjike e vajzës, e trajton atë si të ishte e tillë. Pas disa vitesh babai dhe njerka zgjedhin të mos bashkëjetojnë më, mirëpo marrëdhëniet midis vajzës dhe njerkës, vazhdojnë të ruhen si në fillim. Madje kjo e fundit ka qenë një ndër personat e cila përveçse ka referuar rastin e vajzës për regjistrim, ka ndjekur gjithashtu, hap pas hapi procedurat për regjistrimin e saj.
Familjarët, pas insistimeve të njëpasnjëshme, kanë tentuar për vite me radhë të bënin regjistrimin e saj, por nuk kanë arritur për shkak se materniteti nuk lëshonte si dokument çertifikatën e asistencës së lindjes - të cilin e kanë detyrim ligjor - i domosdoshëm për regjistrimin e vajzës.
Gjendur përballë dy fakteve, nënës së vajzës e cila kishte ndërruar jetë dhe një babai I cili prezumohej si I tillë, rasti u asistua nga TLAS, për të marrë shërbim ligjor falas për vërtetimin e faktit juridik të lindjes së fëmijës Përmes asistimit nga avokatja Rudina Brari, rasti u ndoq referuar Pikës 2, të nenit 38, Ligji nr. 10129, date 11.05.2009 “Për gjendjen civile” i cili parashikon se “Në mungesë të dokumentacionit të përmendur në pikën 1 të këtij neni, vërtetimi i faktit të lindjes mund të provohet dhe përmes gjykatës”. Përpos ndihmës ligjore të ofruar falas për një rast që i përket një prej komuniteteve më vulnerabël, TLAS mbuloi dhe shpenzimet e ekzaminimit të ADN-së për rastin në fjalë. Duke qenë se ky rast ka mungesë të theksuar dokumentesh, duhej realizuar dhe raporti i analizës së testit të atësisë për Z.Ç. Përmes ekzaminimeve me tampon pështymë u krijuan profilet gjenetike, për të paraqitur lidhjet familjare baba-bijë.
Me ndihmën e TLAS, u arrit që vajza të regjistrohej në Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile, gjë e cila u pasua nga gëzimi i një sërë të drejtash të tjera si: e drejta për të patur një emër; për t’u arsimuar; për të marrë shërbim shëndetësor dhe të gjitha të drejtat e tjera të cilat ligji i njeh duke qenë shtetas/e shqiptar/e i/e këtij vendi.
Mbyllet me sukses regjistrimi i fëmijës 8 vjeç me iniciale S.T, në qytetin e Krujës
Regjistrimi i fëmijëve në Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile, është hap thelbësor, pasi vetëm në këtë mënyrë, arrihet të vërtetohet ekzistenca e shtetasi/es që më tej, ky/kjo i/e fundit të mund të gëzojë të drejtat që parashikon legjislacioni ynë.
Praktika na ka treguar si organizatë, që për arsye nga më te ndryshmet kemi patur raste konkrete (personash jomadhorë dhe madhorë), të cilë/at kanë qenë të paregjistruar në Gjendjen Civile.
Një ndër to, ka qenë dhe rasti I fëmijës me iniciale S.T – 8 vjeç, i paregjistruar në Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile, të cilin e identifikuam si rast në Krujë, gjatë takimeve ‘Street Law’ që Shërbimi Ligjor Falas Tiranë (TLAS) ka zhvilluar në këtë qytet. Nëpunesit e Gjendjes Civile si dhe punonjësi për mbrojtjen e fëmijeve, na e treguan më specifikisht për rasti si dhe për problemet që kishte kjo familje.
Fëmija i përkiste datëlindjes 16.07.2013, i lindur në qytetin e Krujës. Në kohën kur fëmija ka lindur, prindërit kanë qenë të pacelebruar. I porsalindur, fëmija është braktisur nga nëna, e cila u largua duke u martuar me një shtetas maqedonas – prej të cilit ka marrë dhe mbiemrin e tij. Gjendur në këto kushte, nga largimi I nënës së fëmijës dhe me mungesën e martesës ligjore është bërë I pamundur procesi i regjistrimit të tij, sipas ligjit të gjendjes civile. Për gjithë këto vite babai dhe gjyshja, kanë bërë përpjekje të vazhdueshme, por pa sukses. Të ndodhur në këto kushte, kërkuesit iu drejtuan TLAS për të marrë shërbim ligjor falas për vërtetimin e faktit juridik të lindjes së fëmijës.
Së pari, ju kërkua zyrës së Njësisë Administrative Krujë, të dërgojë njoftimin e parë me shkrim drejtuar nënës së fëmijës për t’i kujtuar zyrtarisht detyrimin ligjor të paraqitjes personalisht përpara zyrës së gjendjes civile për regjistrimin e fëmijës të saj. Nga informacionet e të afërmëve, rezultoi që nëna ndodhej në Maqedoni. Kështu që, pas kalimit të afatit prej 20 ditësh, as nëna apo asnjë përfaqësues nga ana e familjes së nënës nuk u interesua apo u paraqit për të regjistruar fëmijën, duke u bazuar në Ligjin Nr.69/2018 “Për Gjendjen Civile”, të ndryshuar, në nenin 9 pika 3 I cili thotë: “Nëse regjistrimi i lindjes së fëmijës nuk kryhet brenda 60 ditëve nga dita e lindjes, nëpunësi I gjendjes civile informon njësinë për mbrojtjen e fëmijës, pranë njësisë vendore, e cila ndërmerr veprimet konkrete për vlerësimin e situatës dhe regjistrimin e lindjes në zyrën e Gjendjes Civile.” – u kontaktua Punonjësi për Mbrojtjen e Fëmijës në Krujë të cilit ligji i jep të drejtën të kërkojë dhe asistojë deri në përfundim regjistrimin e lindjes së S.T.
Së dyti, pasi përfundoi regjistrimi i fëmijës në emrin e nënës nëpërmjet procedurës administrative, sic dhe e parashikon dispozita ligjore përkatëse, avokatja e Shërbimit Ligjor Falas (TLAS) Tiranë, Rudina Brari, hartoi kërkesën për njohjen e atësisë të fëmijës me iniciale S.T. Njohja e atësisë u bë përmes procedurave gjyqësore, nga ku, TLAS, duke marrë parasysh gjendjen e vështirë ekonomike në të cilën familja ndodhej, mbuloi kostot e avokatit, të shpenzimeve gjyqësore e noteriale si dhe edhe ekspertizën shkencore të ADN’s.
Njohja e atësisë siguron në të njëjtën kohë edhe kujdestarinë ligjore, gjë të cilën deri më sot babai e kishte ushtruar “de facto” por jo “de jure”, për 8 vite radhazi. Njohja e atësisë dhe si rrjedhim kujdestaria ligjore e fëmijës passjell edhe një mbështetje ekonomike të konsiderueshme për një prind i cili deri më sot nuk ka përfituar asnjë të ardhur nga programet përkatëse sociale.
Fëmijës i është mohuar përveçse e drejta për t’u shkolluar, e drejta per të marrë shërbim shëndetësor por dhe e drejta për të përfituar nga këto programe sociale, prandaj, me asistimin e rastit nga ana jonë, S.T mund të gëzojë tani e tutje të drejtën për të pasur një emër, të drejtën për t'u arsimuar, të drejtën për të marrë shërbim shëndetësor si dhe të gjitha të drejtat që I njeh ligji duke qenë shtetas shqiptar.
I arrestuar për shkak të mjeteve mbrojtëse në ekspeditat në xhunglën e Amazonës, shtetasi i Singaporit kërkon ndihmë ligjore pranë TLAS
Përgjatë këtyre viteve, avokatet pranë TLAS kanë ofruar konsulencë dhe përfaqësim ligjor për çështje të ndryshme. Në këtë artikull ne do t'ju prezantojmë një rast të paprecedentë të një shtetasi të huaj, i cili po apelon për ndihmë, pasi udhëtimi i tij turistik në Shqipëri mori një drejtim ndryshe nga çfarë ishte planifikuar në fillim. Ne do të ndajmë historinë e E.O., një shtetasi të Singaporit i cili për momentin është në Shqipëri dhe pa të drejtën e lëvizjes jashtë shteti për shkak të konfiskimit të pasaportës nga autoritetet shqiptare. Mbi të rëndon akuza e armëmbajtjes pa leje në ambjente publike. Arrestimi i tij ndodhi në aeroportin e Rinasit, teksa ishte duke pritur për udhëtimin e tij drejt Stambollit. E.O. i hedh poshtë vendosmërisht akuzat e ngritura drejt tij, duke theksuar se “armët” për të cilat autoritetet e akuzojnë janë thjesht thika që shërbejnë si mjete vetëmbrojtjeje/ për mbijetesë në ekspeditat e tij në xhunglën e Amazonës. Këto thika i janë dhuruar nga disa miq të tij. Lexoni më poshtë historinë e plotë të E.O. dhe sfidat e tij me sistemin e drejtësisë në Shqipëri.
“Historia ime vijon si më poshtë: Unë arrita në Tiranë në 1 maj të këtij viti, policia kufitare kontrolloi bagazhet e mia dhe nuk pati asnjë problem. Në 14 qershor fluturimi im drejt Stambollit do bëhej në orën 9.20 të mëngjesit me destinacion final Brazilin. Nuk do ta kisha imagjinuar kurrë se ajo ditë do të kthehej në një mankth me të cilin po më duhet të jetoj çdo ditë...
Në 14 qershor unë u arrestova. I kisha kontrolluar bagazhet e mia, e kishin kaluar kargon dhe unë tashmë isha duke shkuar drejt policisë kufitare për të stampuar pasaportën. Papritmas interfoni thirri emrin tim dhe unë u nisa drejt kargos numër 16. Atje personeli më priste dhe kërkonte që unë të hapja valixhen time. Ajo valixhe ishte e mbyllur me dryn dixhital por autoritetet kërkonin që t'iu tregoja thikat brenda. Iu thashë se ato thika, të cilat janë një dhuratë nga disa miq të huaj, ishin të mbështjella me plastikë dhe unë nuk desha tia hiqja atë.
Si përundim, unë u detyrova ta hap valixhen, ti nxjer këto mjete dhe autoritetet ekzaminuan çdo gjë. Nisa ti pyes nëse ka ndonjë problem pasi herën e fundit që kam qenë në Shqipëri me këto mjete, nuk lindi asnjë problem. Unë kam qenë në Shqipëri afërsisht në shtator 2020, dhe bagazhet kaluan përmes radiografisë, dhe asokohe personeli thjesht pyeti çfarë ka brenda valixhes dhe unë iu shpjegova se ishin thjesht mjete për mbijetesë në xhungël. Përgjithësisht unë kam udhëtuar në pjesë të ndryshme të botës: Tailandë, Singapor (që është shum shtet strikt) si dhe drejt SHBA-së, dhe asgjëkundi nuk kam hasur ndonjë problematikë.
Ti kthemi historisë sonë, personeli i aerportit i mbajti jashtë thikat dhe thirri policinë për ti hedhur një sy këtyre mjeteve. Kur erdhën më arrestuan. Për tre ditë më mbajtën mbyllur. Fillimisht, më thanë se thjesht duhet të shkoja në rajonin e policisë për të firmosur disa dokumente për mjetet, dhe në këmbim do të merrja një letër që do të më shërbente si leje për të udhëtuar jashtë shteti. Por e vërteta është se ata më arrestuan nën akuzën e prodhimit/armëmbajtjes pa leje.
Keqtrajtimi në rajonin e policisë në Tiranë
Policia nuk mori asnjë deklaratë nga mua kur më arrestuan. Më transportuan nga aeroporti drejt rajonit policor në qytet, duke më futur brenda. Ata thjesht më pyetën për emrat e prindërve. Ishte dhe një përkthyes i cili nuk tha asgjë përpost fjalisë që do policia do të më arrestonte. Unë u përpoqa të sqaroja dhe një herë se këto mjete nuk janë armë të rrezikshme por mjete për të mbijetuar në ekskursione në xhunglat e Amazonës. Në deklaratën që përgatitën dhe kërkuan që të firmosja, unë shkruajta në fund që nuk kuptoj dhe nuk firmos për asgjë.
Më lejoni t'ju them, se mbi të gjitha unë kam dhe probleme shëndetësore, pasi vuaj nga oklofobia (fobia nga turmat) dhe OCB (Obsessive Compulsory Behaviour) të cilën përpiqem ta mbaj nën kontroll përmes të udhëtuarit. Kur më sollën pranë qelisë, nuk mund t'iu besoja syve se çfarë po ndodhte. Duart e mia nisën të dridheshin. Ata thirrën dikë nga departamenti mjekësor për të matur presionin e gjakut. Doktori iu raportoi se unë po kaloja gjendje shoku. Për këtë arsye u shtrova në spital atë natë dhe stafi ishte shumë i sjellshëm. Policia kërkoi që unë të kthehesha mbrapsht por doktorët nuk e lejuan këtë gjë për shkak të gjendjes sime shëndetësore delikate. Më pas doktori më siguroi se do të përgatiste një raport mjekësor që nënvizon faktin se gjendja ime shëndetësore është e dobët dhe nuk mund të futem në qeli. Ditën tjetër një polic erdhi dhe tha se bazuar në raportin mjekësor ata e kishin të drejtën të më sillnin në rajonin e policisë. Ata nuk më lejuan më të flas me doktorin.
Unë kërkova që të flas me doktorin por ata më shoqëruan drejt rajonit dhe më futën në qeli. Unë hyra brenda dhe u ula. Rrotull ishte dhe një grua e cila përkthente. Një polic atje më përdrodhi krahun sërish vetëm sepse unë refuzova të pij nga shishja e ujit që më ofruan. Më zvarritën drejt qelisë. Iu përgjërova që të më linin jashtë qelisë pasi jam oklofobik. Polici u nxeh, mori prangat dhe u përpoq të më prangoste pranë krevatit. Në atë moment unë humba kontrollin. Polici vijoi të ushtronte dhunë ndaj meje, por në atë moment një police ndërhyri me fjalë dhe polici vendosi të linte derën hapur për mua.
Seanca gjyqësore
Unë qëndrova atje deri mëngjesin tjetër, më pas u nisëm drejt gjykatës, të shoqëruar nga një polic. Vetëm në minutën e fundit mu komunikua se kisha në dispozicion një avokat, i cili as nuk dinte të komunikonte në anglisht, madje kërkonte prej meje të pranoj fajin. Unë nuk pranova avokatin pasi nuk do të arrija të kuptoja se çfarë thotë në shqip. Prandaj i thashë përkthyesit se do ta përfaqësoja veten pa ndihmën e asnjë avokati. Më pas gjyqi nisi dhe unë i shpjegova trupit gjykues që nuk kisha kryer asnjë krim. Unë kisha udhëtuar edhe më parë drejt Shqipërisë me këto mjete dhe askush nuk më ka ndaluar më parë.
Në fund të gjyqit, gjykatësi më tha se pasaporta ime do të konfiskohej dhe unë nuk do të mund të lija Shqipërinë, dhe se çështja do ti nënshtrohej investigimit të mëtejshëm. Më pas gjykatësja më pyeti nëse kisha një vend për të qëndruar në Shqipëri. Më pas iu thashë se mund të qëndroj në hotel. Në asnjë moment ata nuk më pyetën për ndonjë numër si kontakt.
Henri Bici, avokati pranë TLAS që po ndjek rastin
Kur ne mësuam për rastin, organizuam pranë zyrës së TLAS disa takime me E.O. Ne i kemi ofruar konsulencë ligjore dhe përfaqësim ligjor në prokurori dhe gjykatë. Ai akuzohet për prodhim/mbajtje pa leje të armëve të ftohta në hapësirat publike. Dispozitat ligjore të Kodit Penal në Shqipëri (neni 279) nuk e specifikojnë qartë përdorimin e këtyre armëve dhe mbetet shumë strikt si ligj. Momentalisht, çështja e E.O. do ti dërgohet Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë për shqyrtim.
Mbyllet me sukses regjistrimi i fëmijëve të një familjeje të komunitetit rom në Bashkinë e Rrogozhinës
Pranë zyrave të TLAS u paraqit një çift bashkëshortësh me inicialet F.A dhe A.A nga komuniteti rom, të cilët kërkuan ndihmë për regjistrimin e fëmijëve të tyre, të cilët kishin mbetur prej vitesh të paregjistruar në Gjendjen Civile. Pas marrjes në konsideratë të çështjes nga avokatja Rudina Brari, doli në pah se nga bashkëjetesa e këtij çifti kanë lindur 7 fëmijë, ndër të cilët 3 fëmijët (I.A, G.A dhe S.A) kanë mbetur të paregjistruar dhe për këtë arsye nuk kanë mundur të aksesojnë të drejtat bazike si arsmimi, shëndetësia etj. Mungesa e dokumentacionit për vërtetimin e lindjes ka bërë që kërkesa për në zyrën e gjendjes civile të refuzohet. Të gjendur në kushte të vështira jetese, kërkuesit nuk përfitojnë dot ndihmë shëndetësore.
Historiku
Tre fëmijët kanë lindur në vitet 2002, 2003 dhe 2010 dhe kanë mbetur për vite me radhë të paregjistruar për shkak se nuk ka dokumenta që vërtetojnë lindjen e tyre, pasi lindja është asistuar nga familjarët e nënës, dhe për këtë arsye kërkuesit nuk disponojnë asnjë çertifikatë të asistencës së lindjes.
Në një intervistë për TLAS, i ati i fëmijëve ndan detaje me ne “Tre fëmijët e paregjistruar kanë lindur në barrake, jo në maternitet. I.A ishte fëmija i parë që ka lindur, një vit më pas erdhi në jetë G.A dhe pas 10 vitesh S.A. Lindën në këto kushte sepse nuk kishim maternitet afër. Për shkak të mosregjistrimit këta fëmijë kanë mbetur pa shkollë. Njëri prej këtyre fëmijve, ka lindur vajzë dhe si pasojë dhe ajo ka mbetur e paregjistruar. Ndaj lindi nevoja që të regjistrojmë fëmijët e lartpërmendur. Koordinatori i komunitetit rom më drejtoi pranë institucioneve të duhura për të zgjidhur çështjen e mosregjistrimit civil”.
Ndihma e siguruar nga TLAS
Të ndodhur në këto kushte, kërkuesit iu drejtuan TLAS për të marrë shërbim ligjor falas për vërtetimin e faktit juridik të lindjes së tre fëmijëve të tyre. Përmes asistimit nga avokatja Brari, rasti u ndoq referuar Pikës 2, të nenit 38, Ligji nr. 10129, date 11.05.2009 “Për gjendjen civile” i cili parashikon se “Në mungesë të dokumentacionit të përmendur në pikën 1 të këtij neni, vërtetimi i faktit të lindjes mund të provohet dhe përmes gjykatës”. Përpost ndimës ligjore të ofruar falas për një rast që i përket një prej komuniteteve më vulnerabël, TLAS mbuloi dhe shpenzimet e ekzaminimit të ADN-së për të tre fëmijët. Duke qenë se ky rast ka mungesë të theksuar dokumentesh, duhej realizuar dhe raporti i analizës së testit të mëmësisë për secilin nga fëmijët. Përmes ekzaminimeve me tampon pështymë u krijuan profilet gjenetike, për të paraqitur lidhjet familjare nënë-bij.
Në raportin hulumtues “Hartëzimi i komuniteteve në rrezik pashtetësie në Shqipëri” të zhvilluar nga TLAS me mbështetjen e UNHCR, të zhvilluar për periudhën korrik 2017-maj 2018, u konkludua se komuniteti rom është një nga më të prekurit nga fenomeni i pashtetësisë. Sipas të dhënave të mbledhura, në qarkun e Tiranës (ku Kavaja bën pjesë) rreth 18% përqind e popullatës është në rrezik për të mbetur pa shtetësi. Në rang kombëtar, përqindja më e madhe e grupmoshave më të rrezikuar mbeten fëmijët nën 5 vjec.
Marino Azizi, koordinator komunitar pranë bashkisë së Rrogozhines për komunitetin rom dhe egjiptjan ndau me ne disa prej problematikave të këtij komuniteti: si strehimi, arsimimi, edukimi, pashtetësia etj. “Sa i përket mungesës së regjistrimit, ky mbetet problem për këtë komunitet. Unë vetë si koordinator kam dalë në terren per tu njohur më nga afër me këto probleme. Me rastin në fjalë jam njohur përmes familjarit F.A. Ky i fundit më tregoi për problemin se vajza e tij, e cila ka lindur një fëmijë, ka mbetur i paregjistruar dhe më kërkoi ndihmë për këtë gjë. Në atë moment kuptuam se problematika ishte më e thellë pasi nuk ishte vetëm fëmija por vetë nëna (vajza e F.A.) që rezultonte pa shtetësi. Duke krahasuar dy komunitetet, mendoj se në krahasim me atë egjiptjan, komuniteti rom mbetet më pak i ndërgjegjësuar dhe duhet më shumë punë për ti informuar për rëndësinë e regjistrimit. Mungesa e pashaportizimit sjell dhe privimin nga shërbime të tjera bazike si aksesi në shëndetësi, arsim e kështu me radhë” u shpreh koordinatori Azizi.
Pas seancës gjyqësore të zhvilluar në 24 Maj 2021, kërkesa e parashtruar nga TLAS u pranua nga gjykata e Kavajës, duke i dhënë më në fund dritën jeshile regjistrimit të tre fëmijëve, pas vitesh të tëra pritjeje dhe peripecish.
Drama e shumëfishtë e shtetases së huaj – trafikuar dhe dhunuar sistematikisht
Trafikim i qenieve njerëzore. Ishte viti 2005, kur Sofia, një vajzë me origjinë ukrainase dhe vetëm 13-vjeç, u trafikua në Greqi. Teksa u njoh me Albanin, i cili ishte njëkohësisht dhe tutori e saj, ata nisën të bashkëjetojnë. Mirëpo, nuk ndryshoi asgjë pasi Sofia vazhdonte të prostituohej prej tij. Ndërkohë që bashkëjetesa vazhdonte paralelisht me trafikimin e Sofias, në vitin 2009 ajo lind dy fëmijë me Albanin; vajzën në janar dhe djalin në dhjetor. Sakaq, 5-vite më vonë, ata shpërngulen në Shqipëri pranë vendbanimit të Albanit në Fier. Vitin pasardhës, në Shqipëri lind dhe fëmija i tretë i tyre.
Fëmijë të paregjistruar në gjendjen civile. Zanafilla qëndron që në emigrimin e Albanit, i cili kishte përdorur dokumentat e vëllait të vdekur në moshë të re, pasi i ndjeri posedonte dokumentat greke, me të cilat Albani ishte nisur përtej kufirit. Kësisoj, ai ka përdorur emrin e të vëllait gjatë gjithë kohës, ndërsa emrin e tij të vërtetë e kishte Altin. Duke qenë se jetën jashtë Shqipërisë ai e nisi me një identitet të rremë, kjo solli për pasojë që dy fëmijët e ardhur në jetë në Greqi të rezultonin me atësi në emrin e xhaxhait të tyre. Këto rrethana bënë që dy fëmijët e Sofisë dhe Altinit, të figuronin me akte lindjeje me të dhëna të pasakta në Greqi, ndërsa në shtetin shqiptar pa identitet dhe të paregjistruar në gjendjen civile deri në janar të vitit 2018.
Dhunë sistematike psikologjike dhe fizike. Pas ardhjes në Shqipëri, së bashku me fëmijët, ata vendosen në shtëpinë e familjes së Altinit, në Fier. Raportet midis Sofisë dhe Altinit u përkeqësuan më shumë. Ai tanimë kishte krijuar varësi prej alkoolit dhe drogës, si dhe refuzonte të ishte në marrëdhënie pune. Altini, ushtronte dhunë të vazhdueshme verbale dhe fizike mbi Sofinë dhe tre fëmijët e tyre të mitur. Ndërkohë, Sofia nuk gëzonte as mbështetjen e familjarëve të saj jashtë vendit, duke qenë se ajo i kishte shkëputur prej vitesh marrëdhëniet me ta. Për një kohë të gjatë, ajo ishte e vetme, pa mbështetje dhe e pasigurtë për veten dhe fëmijët e saj.
Në orët e vona të një mbrëmjeje tetori të vitit 2017, situata u përkeqësua edhe më tej; Altini, ushtroi dhunë çnjerëzore ndaj Sofisë dhe fëmijëve dhe pas kësaj, i dëboi nga shtëpia duke i lënë në të ftohtë për orë të tëra. Ndërkohë, klithmave të fëmijëve dhe britmave të Sofisë për ndihmë, nuk u përgjigjeshin as fqinjët, përfshirë këtu edhe një police atypari, e cila kishte pasur edhe më parë dijeni mbi rastin problematik të Sofisë dhe dhunën e ushtruar ndaj saj, por si duket, të gjithë kishin zgjedhur të qëndronin indiferentë. E ndodhur në të tillë situatë, Sofia shkon pranë fqinjit më të afërt të saj, duke e udhëzuar që të telefononte avokatët e TLAS, numri i të cilëve gjendej në fletëpalosjen që e mbante gjithnjë me vete dhe e kishte ruajtur nga hera e fundit që ishte vënë në kontakt me ta. Pak kohë më parë stafi i TLAS, i kishte ofruar ndihmë për regjistrimin e fëmijëve tashmë 10 vite pa identitet, por Sofia nuk kishte treguar më shumë për gjendjen në të cilën ndodhej.
Stafi i TLAS po atë natë, i erdhi në ndihmë Sofisë dhe fëmijëve, ku pas kallëzimit në policinë e Fierit, u kujdesën që ta transportonin dhe sistemonin në Tiranë. Strehimi u bë i mundur falë gatishmërisë së një qendre, e cila fill pas referimit të rastit mori përsipër që fëmijët dhe Sofia të gjenin qetësinë dhe kujdesin e munguar më parë. Sofia më pas kreu ekzaminimet mjeko-ligjore të nevojshme, nga trupi i së cilës, u dëshmuan shenja të rënda dhune. Gjithashtu, TLAS mori përsipër dhe u sigurua që të ndiqte të gjitha procedurat e nevojshme për regjistrimin e fëmijëve në gjendjen civile.
“Gjendja psikologjike dhe emocionale e shtetases së huaj ishte dhe vazhdon te jete tejet e renduar me simptomatikë të theksuar depresive dhe çrregullime emocionale. Fëmijët po ashtu ishin te dhunuar emocionalisht dhe me shenja frike të mirëvendosura, të cilat ndikojne ne reduktimin e funksionimit te tyre mendor dhe emocional”, tregon njëra nga avokatet e TLAS, e cila ka ndjekur çështjen e Sofisë.
Për sa kohë qëndruan të strehuar së bashku, Sofia me fëmijët patën një përmirësim të ndjeshëm emocional dhe psikologjik. Po ashtu, fëmijët u regjistruan në zyrën e gjendjes civile në Janar të vitit 2018, duke e ekzekutuar aktin e lindjes në shtetin grek. Mirëpo, duke qenë se në aktin e lindjes së tyre ata figurojnë me atësi në emrin e xhaxhit të tyre, çështja është në një tjetër proces ligjor.
Drama e Sofisë vazhdon. Prej disa kohësh në proces rehabilitimi, Sofia shfaqi shenja përmirësimi për një kohë të shkurtër, më pas ajo filloi të përjetonte shenja të një depresioni të rendë. Për shkak të kësaj gjendjeje, ajo nuk mund të vazhdonte të kujdesej më për fëmijët. Të gjendur në këto kushte , institucionet përkujdesëse konsideruan të udhës, transfermimin e tyre në jetimore. Ndërkohë, qendra ishte duke u interesuar që fëmijët të shkonin në institucione rezidenciale, por u pa se nuk ishte e mundur të sigurohej një qendër për të tre fëmijët së bashku. Shërbimi Social Shtetëror, bazuar në nismën e ndërmarrë nga qeveria në lidhje me deinstitucionalizimin e fëmijëve, ka kontaktuar stafin e TLAS për të ndërhyrë në rastin në fjalë. TLAS-i u kujdes që të merrej me procedurën për sistemimin në interesin më të lartë të tyre. U vlerësua që ndarja e tyre në qytete të ndryshme (siç u propozua nga institucionet shtetërore) do të shkaktonte trauma të rënda, atëherë, stafi mori konfirmimin e nënës së fëmijëve, Sofisë e cila qëndroi e vetme në qendrën e strehimit dhe kontaktuan gjyshen e fëmijëve në Fier. E pyetur nëse do të ishte e gatshme që të kujdesej për tre fëmijët, ajo pranoi menjëherë, ndonëse nuk ndodhej në gjendje të mirë ekonomike.
Ndërkohë që i ati i tyre ndodhej në burg, fëmijët me ndihmën e TLAS-it u zhvendosën në shtëpinë e gjyshes së tyre në Fier dhe jetojnë vetëm me pensionin modest të saj. TLAS, ndërkohë po insiston që Prokuroria ta hetojë çështjen jo vetëm në kuadrin e veprës penale të “dhunës në familje”, por edhe për veprën penale te “trafikimit” – i cili ka nga ndodhur në shtetin Grek, ku Sofia është në statusin e viktimës nga kjo vepër dhe përfaqësohet nga avokatët e stafit.
Vazhdimësia e hidhur e fëmijëve. « Në bazë të ligjit për të drejtat dhe mbrojtjen e fëmijëve,në kuadrin e masave emergjente, duhet që menjëherë fëmijëve t’ju sigurohej nëpërmjet vendimit të gjykatës kujdestaria e përkohshme e gjyshes dhe si rrjedhim, mbështetje financiare sipas ligjit. Tentativa e parë e kërkesës për sigurimin e kujdestarisë së gjyshes, rezultoi e dështuar si çështje nga gjykata e Fierit, për arsyen se kërkesa e Njësisë për Mbrojtjen e Fëmijëve drejtuar gjykatës, nuk ishte e shoqëruar me provat e plota në bazë të ligjit, » shton avokatja M.Male në lidhje me vijueshmërinë proceduriale.
Sakaq, në kushtet kur veprimet proceduriale në gjykatë janë të destinuara të zgjasin, fëmijët ngelen në nevojë për ndihmë urgjente financiare, për t’ua lehtësuar sadopak barrën e shumëfishtë të jetës së tyre të vështirë. Vlen për t’u nënvizuar se TLAS ka bërë ç’është e mundur për të mbuluar shpenzimet gjyqësore, avokatët dhe ekspertizat e ADN-së, për t’i ardhur në ndihmë këtij rasti kompleks.
TLAS vazhdon të jetë i angazhuar seriozisht në ndjekjen e të dy rasteve në gjykatë; si njohjen e atësisë me qëllimin e mbramë për sigurimin e ndihmës ekonomike dhe aksesin e fëmijëve në programe sociale, gjithashtu dhe me njohjen e statusit të azilit të Sofisë, shtetases së huaj dhe nënë të tre fëmijëve shqiptar.
Derisa këto raste të marrin rrjedhë pozitive dhe situata të përmirësohet si për fëmijët dhe për Sofinë, TLAS do ta përcjellë me interes të veçantë dhe devotshmëri maksimale zgjidhjen në interesin më të lartë të të gjitha palëve.
*Shënim* Emrat dhe vendet janë vendosur në mënyrë fiktive, për të respektuar privatësinë e personave dhe për të parandaluar çfarëdolloj cenimi të integritetit të tyre në shoqëri.
Vajza 24 vjeçare e paregjistruar në gjendjen civile për shkak të diskriminimit gjinor
TLAS i vjen në shërbim përmes ndihmës ligjore falas
Në një raport të publikuar në maj të vitit të kaluar me mbështetjen e UNHCR, organizata TLAS (Shërbimi Ligjor Falas Tiranë) zbuloi se rreth 1031 njerëz rezultojnë të paregjistruar në në regjistrin themeltar të Gjendjes Civile në Shqipëri dhe si rezultat në rrezik për të mbetur pa shtetësi . Pashtetësia konsiderohet një fenomen që mbetet i fshehur dhe për më tepër i vështirë për t'u matur. Faktorët që ndikojnë në fenomenin e mosregjistrimit civil janë të ndryshëm dhe raporti i sipërpërmendur thekson:
"Shkaqet primare të pashtetësisë janë të lindurit jashtë Shqipërie (53%), të lindurit jashtë martese (12%), të lindurit në shtëpi (10%) dhe të lindurit në maternitet ose spital por me të dhëna të pasakta të nënës (9%).
Anëtarët e komuniteteve Rom dhe Egjiptian ndodhen në situata margjinalizimi social dhe ekonomik, faktorë që sjellin dhe ndikimin disproporcional që anëtarë të këtyre komuniteteve kanë nga rreziku i pashtetësisë".
Mes rasteve të personave pashtetësi, një rast i pazankontë ka trokitur në dyert e TLAS: një vajzë 24 vjeçare nga Bashkia e Krujës me iniciale E.R. e cila rezulton ende e paregjistruar në gjendjen civile. Mund të mendohet që kjo vajzë jeton në një zonë të thellë të qytetit të Krujës, por ajo gjendet vetëm 5 km larg qytetit dhe ka afër një zyrë të Gjendjes Civile. Në këtë rast pamundësia ekonomike duket se nuk përbën një shkak për të mos regjistruar lindjen e vajzës. Për të kuptuar arsyet pse një vajzë 24-vjecare ka mbetur pa identitet, avokatja pranë TLAS, znj. Rudina Brari ka komunikuar me familjarët duke mësuar se shkaku kryesor ishte këmbëngulja e babait të saj për të mos e regjistruar sepse i përkiste seksit femër.
Vajza e paregjistruar është fëmija i katërt i kësaj familje. Tre fëmijët e tjerë: dy motra dhe një djalë janë të gjithë të regjistruar në gjendjen civile. Gjithashtu vajzës iu mohua edhe shkollimi, duke mos e dërguar për asnjë ditë të vetme në shkollë. Problemet e këtij babai të dhunshëm degradojnë çdo ditë e më shumë deri sa në vitin 2000 vret një nga vajzat e tjera të familjes dhe veten.
Avokatja Brari tregoi për vështirësitë nga ana ligjore me të cilat një rast i tillë përballet për të arritur regjistrimin në gjendjen civile deri në pranimin e kërkesës nga trupi gjykues për regjistrimin e vajzës. pashtetësisë.
Si arritët të viheshit në kontakt me këtë rast?
Ne arritëm të viheshim në kontakt me rastin përmes punonjëses së Njësisë për Mbrojtjen e Fëmijës. Nga një informacion paraprak që sigurova, edhe pse dukej e pabesueshme, ishte fakt që kjo vajzë nga fshatrat e Krujës ishte e paregjistruar. Familja na bëri të ditur që vajza kishte lindur në kushte shtëpie në praninë e infermieres dhe babai nuk pranoi të regjistronte vajzën në gjendjen civile. Edhe nëna me fëmijët e tjerë janë treguar të pafuqishëm për të regjistruar dhe shkolluar fëmijën. Dihet që përgjegjësia kryesore duke i mohuar identitetin i takon prindërve, por Ligji i Gjendjes Civile, ngarkon me përgjegjësi dhe strukturat shtetërore përreth, Policia, Zyra e Gjendjes Civile, Personeli Shëndetësor që ka asistuar në lindje apo administratori i komunitetit e farefisi. Është e çuditshme që problemi doli në pah vetëm në momentin kur vajza u fejua dhe nuk mund të zyrtarizonte më tëj lidhjen e saj. Vetëm në këtë stad të jetës së vajzës, nëna dhe vëllai filluan përçapjet për të realizuar regjistrimin në gjendjen civile të E.R.
Në eksperiencën tuaj disavjeçare si avokate, a keni trajtuar një rast të ngjashëm?
Në eksperiencën time si avokate, është rasti i parë i mosregjistrimit si pasojë e diskriminimit gjinor, të paktën hera e parë që pohohet dhe nga vetë familjarët.
Një rast i tillë kaq unikal duhet të mbartë sfida për ta ndjekur në gjykatë, cilat janë disa nga vështirësitë?
Në kushtet kur lindja ka ndodhur në shtëpi, në prani të mamisë, e cila nuk e vërteton këtë fakt pasi ka ndërruar jetë, vërtetimi i faktit të lindjes mund të kryhet vetëm nëpërmjet procedurave gjyqësore. Por hapja e një procesi gjyqësor në këtë rast, kur mungojnë të gjitha dokumentat që vërtetojnë faktin e lindjes, kërkon prova dhe dëshmi shtesë që kërkojnë dhe ekspertizë shkencore, si analiza e AND-së. Nëse më lejon po përmend, pa llogaritur koston e punës së avokatit, analizën e AND-së që kushton 72,000 Lekë të reja. Në situatën ekonomike që gjendet E.R, e pashkollë dhe e papunë, pa ndihmë ekonomike është e pamundur që të përballohen. Kjo është pikërisht arsyeja që rasti u referua te TLAS, sepse mbështetja financiare që TLAS merr nga donator të huaj i jep zgjidhje rasteve komplekse të kësaj natyrë të mosregjistrimit civil.
Drejtoresha ekzekutive pranë TLAS, znj. Raimonda Bozo shprehet për rastin duke theksuar neglizhencën prindërore si një faktor që sjell mosregjistrimin e fëmijës.
Për rastin në fjalë është prononcuar dhe Drejtoresha Ekzekutive e TLAS, znj. Raimonda Bozo. Bozo ka theksuar jo vetëm neglizhencën e instancave shtetërore por dhe atë prindërore në rastin e Krujës.
“Edhe me ligjin e vjetër të Gjendjes Civile detyrimi për regjistrimin e lindjeve i kalonte instancave shtetërore. Tanimë me ligjin e ri të Gjendjes Civile është përforcuar mekanizmi i Mbrojtes për Fëmijën. Ky rast nxjerr në pah neglizhencën e shumë instancave: vetë Zyra e Gjendjes Civile, mamia, policia (kryeplaku i lagjes), njësia për Mbrojtjen e Fëmijës, shkolla etj.
Nuk mund të lihet pa përmendur dhe neglizhenca prindërore. Edhe pas largimit nga jeta të babait, mamaja dhe të afërmit nuk janë përpjekur në ansjë moment për ta regjistruar vajzën apo për ta dërguar atë në shkollë. Vetëm tanimë që vajza do të martohet, familjarët kanë nisur përpjeket për ta regjistruar”
Për rastin në fjalë, ka folur dhe Irena Shtraza, aktiviste për të drejtat e grave dhe vajzave. Shtraza e arsyeton rastin në fjalë duke e lidhur me patriarkalizmin e rrënjosur në shoqërinë shqiptare dhe propozon që shifrave të pashtetësisë tek vajzat krahasuar me djemtë mund t’iu jepet një interpretim i ri duke e lidhur me faktorin e diskriminimit gjinor.
Kjo histori është shumë ndryshe nga historitë e tjera...Është rasti ku si të thuash ajo "paketa" e patriarkalizimit, që është e rrënjosur në shoqërinë shqiptare, gjendet e pasqyruar në mënyrën më ekstreme në rastin e kësaj familjeje.
Çfarë të bën përshtypje në rastin më lart është se kjo familje i ka të tre fëmijët e parë të regjistruar, çfarë dëfton se e bën të pamundur mosregjistrimin e fëmijës së fundit. Duket si një rast unikal. Gjithashtu në familje është regjistruar rasti i një femicidi, pra babai ka vrarë njërën prej vajzave. Është e qartë se këtu kemi të bëjmë me një rast të diskriminimit gjinor dhe ky lloj mentaliteti sjell këto pasoja ku qartësisht i mohohet ekzistenca një individi duke mos e regjistruar në gjendjen civile, e cila është e drejta parësore dhe rrjedhimisht marrja e shtetësisë. Gjithsesi mendoj se pas largimit nga jeta të të atit, familjarët e tjerë duhet të ishin interesuar për ta regjistruar. Mbase ligji i vjetër mund të krijonte disa pengesa dhe vështirësi në regjistrimin e fëmijës, por ishin të bëshme nëse do të kishin shkuar në Bashkinë e Krujës dhe nëse do të kishin kërkuar asistencën e duhur mesiguri do të ishte gjetur një zgjidhje. Pra duket që ka një lloj neglizhence.
Pas shumë përpjekjesh nga ana e familjarëve për regjistrimin e vajzës, më 28 janar 2018 në Gjykatën e Rrethit Krujë u pranua kërkesa për regjistrimin e saj, duke shënuar një tjetër rast suksesi të TLAS në regjistrimin e individëve në rrezik pashtetësie.
K.M.
Çështja e klientëve V.N dhe D.N
Klientët V.N dhe D.N janë bashkëshortë.
V.N ka qenë i punësuar në fabrikën e demontimit të municioneve pranë fshatit Gërdec të qytetit të Tiranës.
Me date 15 mars 2008, në fshatin Gërdec, në fabrikën me natyrë ushtarake, gjatë procesit të demontimit të municioneve ka ndodhur një shpërthim eksplozivi dhe municionesh i cili u ka marrë jetën dhjetra personave e ka shkaktuar dëmë të mëdha materiale.
Klienti V.N, në momentin e shpërthimit ishte duke punuar në fabrikë, dhe si pasojë e shpërthimit është plagosur rëndë duke u dëmtuar shëndeti i tij.
Si rezultat i zjarrit të shkaktuar nga shpërthimi i eksplozivit në fabrikë, klienti V.N ka marrë plagë të rënda djegie në të gjithë trupin, duke pësuar një demtim të rëndë të shëndetit fizik që ka çuar deri në humbjen e plotë të aftesisë për punë.
V.N është kryefamiljar, bashkëshort e baba i dy fëmijëve. Për shkak të kësaj ngjarje me pasojë dëmtimin e rënde të shëndetit, ka ndërprerë punen jo vetem ai, por edhe klientja D.N (bashkëshortja e tij) per t’ju gjendur afër bashkëshortit për përkujdesje, duke qenë se V.N ishte (por edhe sot është) në pamundësi të kujdesej për veten e tij.
Për rrjedhojë si pasojë e dëmtimit të shëndetit, klientët kanë humbur jo vetëm mundësinë për të siguruar të ardhurat nga puna, por nga ana tjetër kanë shpenzuar mjete financiare për të mbuluar dhe perballuar shpenzimet e nevojshme për mjekime dhe trajtime ndaj V.N.
Aktualisht gjendja shëndetsore e V.N vazhdon të jetë e parehabilituar si pasojë e dëmtimit të shëndetit fizik nga ngjarja e rëndë. Ai e ka humbur aftësinë për punë. Po ashtu klientja D.N është e papunë dhe akoma e parehabilituar plotësisht nga dëmtimet e ardhura në familjen e saj.
Në situatën e klientëve në fjalë ishin të përfshirë shumë banorë të cilët u dëmtuan nga shpërthimi i bujshëm. TLAS është angazhuar me shërbime të shumta ligjore të personave në atë zonë.
Klientët në fjalë u këshilluan që të fillonin një proces gjyqësor lidhur me shperblimin e dëmit te ardhur si pasojë e shpërthimit të ndodhur. Çeshtja u mor përsiper te ndiqej nga avokatet e zyres dhe ne vitin 2010 nisën procedurat përpara Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. TLAS përballoi shpenzimet gjyqesore të taksës se padisë, mirëpo gjykimi i filluar u pezullua për një afat tre vjeçar duke qenë se ndaj personave përgjegjës nisi procedimi penal. Nga palët e paditura u kërkua që çështja të pezullohej deri sa të mbaronte gjykimi penal i nisur. Për këtë arsye pas pezullimit, çështja rifilloi ne vitin 2013 dhe aklualisht kjo çështje ka përfunduar në Gjykatën e Shkallës së Parë ku gjykata ka pranuar padinë dhe paditësave i është njohur e drejta për t’u dëmshpërblyer për dëmtimet e marra nga ngjarja tragjike.
Por edhe pse çështja është fituar në Gjykatën e Shkallës së parë ajo është apeluar prej nesh sa i takon masës së dëmshpërblimit pasi llogaritja është bërë jo në bazë të përqindjes së pretenduar prej nesh (sa i takon shkallës së humbjes së aftësisë për punë të klientit). Për këto arsye vendimi është apeluar dhe pritet gjykimi në Gjykatën e Apelit për të arritur maksimumin e masës së pretenduar të dëmshpërblimit.
Ndjekja e kësaj çështje është mbështetet nga Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë (Soros) dhe Civil Rights Defenders (CRD).
Çështja e klientes F.B e V.B
Klientja V.B. është nëna e fëmijës së mitur F.B.
Këtë fëmijë klientja e ka sjelle në jetë në vitin 2011 dhe është fëmija i saj i dytë. Gjatë shtatzanisë ajo ka zgjedhur që të ndiqet per kontrolle nga mjeku me te cilin kishte realizuar ecurine e shtatzanise se pare, mjek i punësuar pranë spitalit shtetëror e njëherësh i punësuar pranë një klinike private.
Mjeku në fjalë i ka bërë klientes V.B disa eko gjatë shtatëzanisë së saj, nga muaji i 3 (tretë) deri në muajin e 9 (nëntë). Në javën e 23 (njëzetëetretë) të shtatzanisë, klientja ka kryer edhe ekon morfologjike nga e cila vleresohet me detaje zhvillimi morfologjik i fëmijës.
Edhe pse në atë lloj ekzaminimi (eko morfologjike) pamja dhe qartësia janë shumë të plota për çdo fetus, ky mjek gjithmonë ka konstatuar një pamje dhe zhvillim normal të fëmijës së ankueses. Këtë normalitet mjeku e ka konstatuar qe nga ekoja e pare dhe deri në shtrimin e fundit para lindjes të klientes, në ekzaminimin 2 orë përpara lindjes ai i ka pohuar që cdo gjë shkonte normalisht.
Në momentin e lindjes (e cila ishte lindje normale), u konstatua që fëmija lindi me një anomali fizike, ajo nuk e kishte plotësisht njërin nga gjymtyrët, konkretisht krahun e majtë.
Kjo ngjarje passolli një shok të madh tek personeli mjekësor dhe më pas një traumë të pakthyeshme tek klientja dhe familja e saj.
Klientja u paraqit në zyrën tonë disa muaj pas lindjes. Gjendja e saj vazhdonte të ishte traumatike. Nga vizita të ndryshme ishte konstatuar që fëmija i saj do ta kishte përgjatë gjithë jetës së saj këtë anomali dhe se ajo ishte e pariparueshme. Trajtimi i fëmijës kërkonte një kujdes të veçantë dhe me rritjen do t’i nevojitej nje protezë për ta ndihmuar në kryerjen e veprimeve të përditshme në mungesë të gjymtyrit, përveç traumës dhe punës që do të duhej për ta bërë atë të ambjentohej me këtë anomali që e bën të ndryshme nga fëmijët e tjerë.
Trajtimi i rastit paraqiste kërkesa të veçanta për shkak të ndjeshmërisë tepër të lartë të klientes dhe kujdesit që duhej treguar me të në sugjerimin e një rruge ligjore për të rekuperuar sado të ishte e mundur këtë pasojë të ardhur si pasojë e mungesës së kujdesit të duhur profesional nga ana e mjekut të saj. Nga të gjitha vizitat e kryera klientes i ishte thene që ajo priste një fëmijë me zhvillim normal. Ballafaqimi me këtë situatë në mënyrë të papritur, si pasojë e paaftësisë së mjekut për ta zbuluar dhe për tja komunikuar klientes këtë defekt në kohë, kishte sjelle traumën e madhe tek ajo e po ashtu kishte zhdukur çcdo mundësi rekuperimi të atij defekti.
Klientja i ishte drejtuar më parë oragneve të prokurorise ku kishte kërkuar që mjeku të ndiqej penalisht, mirëpo kjo çështje ishte pushuar.
Klientja V.B. kërkonte të vinte drejtësi nëpërmjet rastit të saj, duke e konsideruar e përdorur atë në funksion të së mirës së përgjithshme, për të sensibilizuar edhe opinionin por edhe për të dënuar paaftësinë e mjekut, në mënyrë që raste të tilla të minimizoheshin sa më shumë në të ardhmen.
Në vendin tone në përgjithësi mungon kultuara e përgjegjësisë që një funksionar apo i punësuar shtetëror duhet të mbajë në rast se ai shpërdoron detyrën apo e kryen atë me papërgjegjshmëri. Konkretisht në rastin në fjalë, mjeku që kishte vizituar klienten vazhdonte të ushtronte detyrën e tij lirisht dhe asnjë masë nuk ishte marë ndaj tij.
Pas konsultimesh te shumta, në një rrafsh të gjërë ligjor e njerëzor u vendos që ky rast të ndiqej prej nesh. Gjëja e parë që bëmë ishte raportimi i rastit në Urdhrin e Mjekut, i cili është një institucion që kujdeset për respektimin e rregullave të etikës mjekësore si dhe mer masat përkatëse kur konstatohen gabime mjekësore të kryera nga ana e mjekëve në ushtrimin e profesionit të tyre.
Pas konstatimit të shkeljes nga institucioni i sipërcituar, rastin e hapëm në gjykatë duke kërkuar shpërblimin e dëmit të shkaktuar klientes sonë dhe fëmijës së saj të mitur. Aktualisht ka përfundur gjykimi në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë ku është vendosur pranimi i padisë së ngritur prej nesh dhe çëstja është fituar, duke u pranuar e plotë edhe masa e dëmshpërblimit të pretenduar. Po ashtu në këtë çështje është arritur që njëra nga klientet (e mitura) të përjashtohet nga taksa gjyqësore, e cila gjithashtu konsiderohet si një arritje duke marë në konsideratë paaftësinë paguese dhe vulnerabilitetin e klientëve.
Aktualisht pritet gjykimi në Gjykatën e Apelit Tiranë pasi vendimi është ankimuar nga të paditurit.
Ndjekja e kësaj çështje mbështetet nga Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë (Soros) dhe Civil Rights Defenders (CRD).
Çështja e klientes L.P e A.S
Klientja L.P, e moshës 5 vjece, për shkak të një temperature shumë të lartë, është shtruar në repartin e urgjencës në Qëndrën Spitalore Universitare “ Nënë Tereza” Tiranë, ku shoqërohej nga gjyshja e saj.
Mjeku i urgjencës pasi ka vizituar pacienten, duke parë gjëndjen e saj të rëndë shëndetësore, ka vendosur trajtimin e saj me antipiretik paranteral (Paracetomol intramuskular, injeksion) si dhe perfusion(serum) për përmirësimin e gjëndjes së saj klinike. Me zbatimin e këtyre rekomandimeve u mor infermierja e turnit.
Në momentin e bërjes së injeksionit nga infermierja, klientja L.P, ka reaguar menjëherë, duke qarë deri në nxirje, ndërsa këmba e majtë i ka mbetur e ngrirë.
Pas kësaj infermierja ka thirrur menjëherë mjekun që kishte bërë rekomandimin. Ky i fundit ka vizituar klienten L.P dhe ka konstatuar se kemba ku ishte bërë injeksioni kishte humbur ndjeshmërinë. Në ditët në vazhdim fëmija L.P ka qëndruar në spital, me qëllim rikuperimi të këtij deficiti neurologjik i cili sillte si pasojë probleme në ecje. Pas shtrimit 10 ditor kjo paciente ka dalë nga spitali me rekomandimin për në KEMP.
Klientja A.S nëna e fëmijës u paraqit në zyrën tonë për të kërkuar ndohmë, Ato i përkasin komunitetit Rom. Fillimisht klientja u konsultua që të bëhej kallzim penal për ngjarjen. Pasi procedimi u regjistrua dhe pas mbylljes se hetimeve, personeli mjekësor u dënua penalisht për ngjarjen, konkretisht infermjerja e tunit është shpallur fajtore për veprën penale të “Mjekimit të pakujdesshëm”, dhe është dënuar me gjobë , ky vendim është lënë në fuqi nga Gjykata e Apelit Tiranë.
Pas këtij momenti klientja u këshillua që të kërkontë shpërblimin e dëmit jashtëkontraktor nga institucioni spitalor tashmë në një proces gjyqësor civil. Për këtë rast u diskutua nga stafi i TLAS dhe u vendos që të ndiqej nga avokatët e zyrës.
Në kërkimet parashtuara gjykatës u argumentua se paditësja ka pësuar një dëm në shëndet. Gjithashtu nga vendimet penale të arsyetuara për këtë rast është e vërtetuar lidhja shkakësore mes veprimit dhe pasojës së ardhur në shëndetin e paditëses nga infermierja e institucionit spitalor, pra pasoja e ardhur, dëmtimi i shëndetit të paditëses në këtë rast, paraliza e menjëhershme e këmbës, ka ardhur si pasojë e veprimit mekanik, injeksionit të bërë jo në mënyrën e duhur nga infermierja.
U kërkua shpërblimi i Dëmit jopasuror i cili përfshin çdo lloj dëmi të pësuar nga cënimi i të drejtave dhe interesave jopasurore që bëjnë pjesë në vlerat e njeriut dhe që nuk janë subjekt vlerësimi të drejtëpërdrejtë ekonomik ne treg.
Dëmtimi i shëndetit është objekt kërkimi dhe dëmshpërblimi i pavarur nga dëme të tjera pasurore e jopasurore të pësuara nga i demtuari për shkak të të njëjtit fakt të paligjshëm. Ne rastin e klientes L.P, dëmtimi i shëndetit apo dëmi biologjik që ka ardhur si pasojë e faktit të paligjshëm, është pasoja e parë direkte nga e cila lind e drejta e dëmshpërblimit.
Në kuptim të dëmit moral si shfaqje e brendshme, e përkohshme, e turbullimit të padrejtë të gjendjes shpirtërore të njeriut, dhimbje e vuajtje shpirtërore apo gjëndje ankthi e mundimi shpirtëror që rrjedh si pasojë e faktit të paligjshëm. Cilido që pëson cënime në sferën e shendetit dhe të personalitetit të tij nga veprimet a mosveprimet e paligjshme dhe me faj të një të treti ka të drejtën të kërkojë edhe dëmshpërblimin e dëmit moral të pësuar. Klientja L.P ka pësuar një tronditje te thellë si pasojë e dëmit dhe paaftësisë që ai i ka shkaktuar. Shpesh herë ajo shfaqet e vetmuar në përditshmërinë e saj pasi ndjen dhe vuan dallimin fizik që ka pësuar me moshataret e saj duke i penguar kështu të shfaqet e lirshme, e shpenguar dhe e çlirët në raport me të tjerët.
Dëmi ekzistencial i shkaktuar nga fakti i paligjshëm i të tretit cënon të drejtat e personalitetit të njeriut duke dëmtuar thuajse në mënyre të përhershme shprehjen dhe realizimin e të dëmtuarit si njeri, shfaqjen e personalitetit të tij në botën e jashtme, duke tronditur objektivisht jetën e përditshme dhe veprimtaritë e zakonshme të tij, duke i shkaktuar përkeqsim të cilësisë së jetës nga ndryshimi dhe prishja e ekuilibrit, sjelljes e zakoneve të jetës, të marrëdhënieve personale e familjare. Për shkak të një gjëndjeje të tillë psiko-fizike, i dëmtuari nuk mund të kryeje më veprimtari të caktuara që karakterizonin pozitivisht qënien e tij apo mund t’a karakterizonin pozitivisht në të ardhmen, duke e detyruar të shtyhet drejt zgjidhjeve të ndryshme në jetë nga ato të dëshiruara e të pritshme apo në heqjen dorë nga këto të fundit për shkak të vërtetimit të faktit të paligjshëm.
Dëmi ekzistencial, duke mos patur natyrë thjesht ndjesore e të brendshme, ishte objektivisht i vërtetueshëm në rastin eklientes L.P, duke qënë e mitur dhe në formim të vazhdueshëm të personalitet të saj, gjëndja e paaftësisë së saj fizike i shkakton vuajtje dhe mundim në procesin e rritjes duke ndikuar ne vlerësimin dhe konsiderimin e vetvetes. Ky dëmtim i pësuar pengon në mënyrë të vazhdueshme shfaqjen e saj të jashtme si njeri. Veprimtaria e saj e përditshme është tronditur, duke e penguar të shfaqet dhe të ushtrojë e lirshme veprimtaritë normale të moshës së saj, si të luajë, të ecë të vrapojë.
Gjatë gjykimit të kësaj çështje u arrit që klientja të përjashtohej nga detyrimi i pagimit të taksës
gjyqësore si dhe taksës 3% e vlerës së objektit të padisë, e detyrueshme për t’u paguar për çdo çështje të kësaj natyre. Gjykata bazuar në gjendjen shëndetsore të klientes (duke qënë se ajo tashmë është një person me aftësi të kufizuara) si dhe duke mbajtur në konsideratë gjendjen ekstreme të varfërisë së klientes së mitur dhe familjes së saj, vendosi përjashtimin nga taksa. Kjo ishte një arritje e madhe në këtë çështje pasi ne shume pak raste praktika gjyqësore shqiptare ka lejuar përjashtimin nga taksa me arsyetimin se nuk ka një praktike dhe rregullim specifik ligjor për raste të tilla.
Rasti i klientes L.P pas disa seancave gjyqësore ka përfunduar në favor të klientes L.P. Pasi është kryer dhe një akt ekspertimi nga i cili është vlerësuar dëmi i shkatuar klientes në vlerë monetare. Gjykata në fund të gjykimit në ka vendosur në favor të klientes sonë. Cështja është apleluar nga i padituri dhe përfundimisht Gjykata e Apelit Tiranë ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, duke vendosur:
“Detyrimin e të paditurit QSUT Tiranë të dëmshpërblejë paditësen L.P në shumën 3.591.000 lekë si rezultat i shkaktimit të dëmit në shëndet nga mjekimi i pakujdesshëm”.
Pasi vendimi i gjykatës së Apelit është përfundimtar dhe i formës së prerë është ndjekur procedura e leshimit të urdhërit të ekzekutimit dhe është arritur që të ekzekutohet vendimi i gjykatës. Mund të themi që në përfundim se e drejta e klientes është rivendosur në vend dhe cilësia e jetës së saj është përmirësuar pas ngjarjes traumatike.
Suksesi në fitimin dhe përfundimin e gjykimit të kësaj çështje është një tregues që do të rrisë sensibilizimin e ndërgjegjësimin në mënyrë cilësore të personelit shëndetsor për të ushtruar detyrën e tyre më me përgjegjësi dhe në respektim të parimit të mosdiskriminimit. Natyrshëm, ngritja e kapaciteteve te ketij personeli do te jete nje nga konkluzionet e rendesishme per vazhdimesine e punës në të ardhmen. Kjo çështje do të shërbejë si preçedent dhe si garanci juridike për raste të ngjashme.
Në kontekst sasior më të ngushtë çështja do t’i shërbejë drejtëpërsëdrejti vetë familjes së të miturës, të cilët nga dëmshpërblimi civil do të munden t’i sigurojnë asaj ndërhyrje më të specializuara mjeksore.
Kjo çështje është e një rëndësie të veçante pasi nuk kemi të bëjmë vetëm me një fëmijë të mitur të dëmtuar për shkak të papërgjegjshmërisë së organeve shtetërore, por edhe për faktin se ajo pati mundësi të ketë akses në të drejtat e saj për t’u zhdëmtuar për dëmin e shkaktuar, mundësi të cilën nuk do ta kishte realizuar për shkak të pamundësisë ekonomike, shëndetësore, mungesës së ndërgjegjësimit etj. Po ashtu u krijua një precedent i rëndësishëm në praktikën gjyqësore sa i takon përjashtimit nga taksa gjyqësore të personave të varfër. Ndjekja e kësaj çështje është mbështetur nga Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë (Soros) dhe Civil Rights Defenders (CRD).
Rasti i klientëve N.A, B.A, P.A, N.A, E.B. nga kuminiteti Rom në Drizë, Fier.
Pesë klientët e komunitetit Rom të cilët kërkuan ndihmë nga TLAS janë nga qyteti i Fierit. Ata jetojnë në fshatin Drizë, zonë në të cilën jeton kryesisht komuniteti Rom. Më datë 13.12.2013 katër nga klientët N.A, B.A, P.A, N.A, në lidhje të afërt gjinie, kanë qenë në shtëpinë e tyre. Rreth orës 19.00 të darkës, e gjithë familja si zakonisht ishin mbledhur për të ngrënë darkë në banesën e tyre. Në një moment u dëgjua një zhurmë në derën e shtëpisë. Një nga gratë e familjes ishte jashtë dhe ajo u dëgjua duke bërtitur me zë të lartë. Në këtë moment menjeherë të gjithë anëtarët e familjes që ishin brenda, dolën pasi dëgjuan zhurmat. Kur dolën e gjetën veten përballe me 4 (katër) persona me maska në kokë, pa uniforma dalluese, dhe që përpiqeshin të shtynin gruan e familjes që u kishte dalë përballë. Një nga katër personat ishte i armatosut, dhe tre të tjerët mbanin shkopinj të mëdhenj druri në duart e tyre. Një nga meshkujt e shtëpise reagoi duke i pyetur njerëzit e maskuar, çfarë bënin çfatë kërkonin? Pse ata po silleshin si terroristë etj? …
Katër personat e maskuar nuk janë ndalur por kanë filluar të shtyjnë familjarët dhe këta të fundit kanë reaguar për t’u mbrojtur. Përleshja ka zgjatur për disa kohë për shkak se personat e maskuar nuk ndaleshin. Disa persona që ndodheshin në afërsi të banesës së klientëve pasi kanë dëgjuar zhurmat janë afruar në oborr ku po ndodhte ngjarja.
B. A. nderkohë ishte i plagosur dhe kishte gjakderdhje. Duke qënë se mënjëhërë në vendin e ngjarjes ishin mbledhur shume persona të komunitetit që ndodheshin afër, personat e maskuar duke e pare veten në vështirrësi kanë filluar të largohen me vrap, fillimisht tre prej tyre arritën të largon me vrap nga vendi i ngjarjes. Personi i katërt hoqi maskën dhe u tha me zë të lartë të gjithëve të ndalonin, sepse ai ishte polic dhe është prezantuar me emrin e tij.
Kur panë fyturën,njerëzit e kuptuan që personi me maskë ishte me të vërtetë punonjës policie i cili operonte në lagjen e tyre. Në këto kushte klientët janë tërhequr, dhe e kanë pyetur policin për të sqaruar situatën, përse ai ndodhej aty me tre persona të tjetë të maskuar dhe pa uniforma. Polici nuk ka pranuar të japë shpjegime, si dhe akuzoi e kërcënoi klientët dhe familjarët e tyre se ata do të arrestohen për shkak se ata kanë vepruar kundër policisë së rendit, dhe pastaj u largua pa dhënë shpjegime të mëtejshme.
Më pas në vendngjarje ka mbërritur edhe kryetari i fshatit duke u përpjekur që t’i japë një shpjegim situatës. Klientët ishin të gjakosur nga dëmtimet që kishin marë nga përleshja me personat e maskuar. Ata nuk bënë kallzim në polici pasi ishin të frikësuar por të nesërmen i kërkuan ndihmë zyrës së Avokatit të Populit. Gjithashtu ata shkuan për të takuar policin e idetifikuar në natën e ngjarjes në vendin e tij të punës, me qëllim që të merrnin disa shpjegime në lidhje me situatën e krijuar, përse ata ishin dhunuar, pse ata kishin hyre në mënyrë të dhunshme në banesën e tyre, si dhe arsyen përse nje oficer policie veproi në atë mënyrë dhe nuk ishte i veshur me uniformën përkatëse të punës.
Sipas punonjësit të policisë ai dhe kolegët e tij kishin qënë në një mision për të kapur një person që ishte në kërkim në atë zonë. Ai nuk i dha shpjegime te mëtejshme klientëve por i ka kërkuar atyre falje duke i thënë njëkohësisht që këtë ngjarje ta mbyllnin me aq dhe ‘të ndaheshin si miq’.
Pas kësaj, duke pasur parasysh fjalën e punonjësit të shtetit, klientët menduan se kjo ishte rruga e duhur për të kuptuar situatën. Ata nuk ndërmorën asnjë veprim të mëtejshm dhe nuk kërkuan një kontroll mjekësor për lëndimet e tyre të marra nga hyrja e dhunshme e personave të armatosur në banesë.
Pas disa ditësh klientët janë thirrur nga oficeri i policisë gjyqësore. Ai i pyeti ata për natën kur kishte ndodhur ngjarja dhe gjithashtu u bëri të ditur se ata ishin përgjegjës për një vepër penale, duke qënë se ata kishin kundërshtuar oficerët e policies përgjatë detyrës së tyre. Shumë të tronditur dhe të alarmuar, klientët ju drejtuan zyrës tonë për ndihmë.
Situata ishte se policët, disa ditë pasi ngjarja kishte ndodhur, kishin raportuar kundër komunitetit rom, më specifikisht kundër klientëve N.A, B.A, P.A, N.A, E.B.
Sipas deklaratës së punonjësve të policisë atë natë, ata kishin një plan operativ për kapur një person i cili ishte dënuar me një vendim gjykate. Ata kishin informacion se personi ishte i fshehur në komunitetin rom të vendosur në fshatin Drizë. Me këtë informacion ata kishin organizuar operacionin. Sipas tyre ata shkuan në këtë mision me uniformat e tyre të punës. Pasi ata hynë në lagje, ata pretendojnë të kenë pare personin e kërkuar dhe në momentin që ata e kanë evidentuar ata kanë pretenduar se komuniteti Rom dhe specifikisht klientët N.A, B.A, P.A, N.A, E.B kanë ndërhyrë për të ndaluar policinë për të kapur personin që po kërkohej prej tyre. Ata gjithashtu kanë pretenduar se janë rrahur nga anëtarët e komunitetit Rom. Për këtë shkak ndaj klientëve nisi proçedimi penal dhe çështja përfundoi në gjykatë ku klientët akuzoheshin për kundërshtimin e punonjësit të Rendit publik, vepër për të cilën parashikohet një dënim në maksimum deri në 7 (shtatë) vjet.
Pas këtij momenti rasti u bë pjesë e një grupi pune, që përfshiu gjithashtu një grup institucionesh, të tilla si zyra e Avokatit të Popullit, organizatave të ndryshme për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, si dhe përfaqësues të medias. Seanca ishte gjithë kohës e monitorouar nga organizmat e sipërmendur në mënyrë që të vënë më shumë vëmendje mbi këtë rast të pashembullt shkeljeje të të drejatve të njeriut.
Disa nga argumentat e përdorura prej nesh për mbrojtjen e çështjes në gjykatë ishin :
- Nga aktet shkresore të veprimeve hetimore nuk kishte asnjë provë bindëse për të provuar fajsinë e klientëve. Po ashtu veprimet hetimore janë kryer në kushte njëanshmërie serioze pasi Policia Gjyqësore ka përpiluar vendimet për kryerjen e ekspertimeve mjeko-ligjore vetëm për punonjësit e policisë dhe jo për klientët të cilët morën plagë gjithashtu nga përleshja. Detyrimi ligjor i Policisë Gjyqësore ka qënë dhe marrja e kallzimeve të shtetasve të dëmtuar, të pandehur në këtë gjykim.
- Një provë e rëndësishme për gjykimin ishte edhe raporti i bërë për ngjarjen nga Avokatit i Popullit i cili pas analizimit të ngjarjes ka rekomanduar: “Marrja e masave për respektimin dhe zbatimin korrekt të dispozitave ligjore për identifikimin policor dhe sjelljen etike profesionale të punonjësve të policisë, gjatë kryerjes së shërbimit.
Bërjen e anlizës për rastin, nxjerrjen e përgjegjësisë për punonjësit e policisë që kanë kryer shkeljet, me qëllim që ato të mos përsëriten në të ardhmen….”
Ky rekomandim jo vetëm që nuk është zbatuar nga organet policore por po ashtu nuk është vlerësuar as nga organet hetimore si dhe gjykata.
- Bazuar në nenin 61 të ligjit “Për Policinë e Shtetit” i titulluar “Detyrimi për të kryer detyrat pa diskriminim” parashikohet se: “Punonjësi i Policisë duhet t'i trajtojë personat në mënyrë të barabartë dhe duhet t'i kryejë detyrat pa diskriminim në bazë të gjinisë, racës, ngjyrës, gjuhës, besimit, etnisë, bindjeve politike, fetare ose filozofike, orientimit seksual, gjendjes ekonomike, arsimore, sociale ose përkatësisë prindërore, në përputhje me nenin 18 të Kushtetutës”.
Bazuar në mënyrën se si janë zhvilluar ngjarjet në çështjen në fjalë, bazuar në dëshmitë e dhëna nga dëshmitarët e thirrur nga mbrojtja ka dyshime serioze se punonjësit e policisë e kanë nënvlerësuar zbatimin e ligjit pikërisht duke marë në konsideratë se ata po operonin në një zonë që njihet se është e populluar nga anëtarë të komunitetit Rom e këta të fundit konsiderohen si një shtresë e dobët dhe e margjinalizuar e shoqërisë pa mundësi efektive për t’u mbrojtur aftësi për të kuptuar e perceptuar të drejtat e tyre.
Referuar dhe praktikës së ndjekur nga Avokati i Popullit, nga deklarimet e mara në komunitet, banor i zonës, ka raportuar se edhe herë të tjera punonjësit e policisë kishin shkuar në banesën e këtij shtetasi duke kërkuar të kontrollonin, gjë të cilën e kanë kryer, pa asnjë akt ligjor si dhe po ashtu të veshur civil. Vetëm pasi kishin kontrolluar ata i kishin thënë se ishin punonjës policie dhe se po kërkonin një person. Një fakt i tillë nuk mund të jetë i papërfillshëm pasi hedh dritë dhe mbi mënyrën si mund të jetë operuar në rastin në fjalë nga punonjësit e policisë.
- Në çështje të tilla, Gjykata duhet të mbajë në konsideratë respektimin e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut, të sanksionuara me ligj e akte nderkombëtare si dhe nëpërmjet vendimeve të Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut në çështje të ngjashme.
Në çështjen “Gutsanovi v. Bulgaria” (Application no. 34529/10) gjykata ka arritur ne konkluzionin se:
“137. Në përfundim, pasi u morën në konsideratë të gjitha rrethanat e çështjes në fjalë, Gjykata konsideron se operacioni i policisë në shtëpinë e aplikanitit nuk ishte planifikuar dhe mbajtur në atë mënyrë që mjetet e përdorura të ishin ngushtësisht të nevojshme në mënyrë që të arrihej objektivi i arrestimit të një personi të dyshuar për kryerjen e veprave penale si dhe për të mbledhur prova në kontekstin e investigimit kriminal. Të katër aplikatët ishin subjekt i një përjetimi të hidhur i cili ka ngjallur tek ta ndjenja të forta frike, ankthi dhe dobësie, të cilat çuan në trajtim çnjerëzor në kuptim të nenit 3. Pra ka patur një shkelje të këtij parashikimi në çështjen në fjalë”.
Po ashtu në çështjen “Iljina and Sarulienė v. Lithuania” (Application no. 32293/05), Gjykata ndër të tjera ka theksuar se “43. …autoritetet duhet në çdo rast të bëjnë përpjekje serioze për të zbuluar se çfarë ka ndodhur dhe nuk duhet të bazohen në konkluzione në mënyrë të nxituar dhe të pathemelta. Ata duhet të marin të gjithë hapat e arsyeshëm të mundëshëm për ta për të siguruar provat që lidhen me incidentin, duke përfshirë inter alia dëshmitarë okularë, dëshmi apo dëshmi mjeko-ligjore”. Sikurëse u përmend edhe në çështjen tonë, nga ana e organit hetues nuk është marë asnjë dëshmi nga dëshmitarët okularë në ngjarje, nuk janë kryer as aktet mjeko-ligjore për të pandehurit të cilët ishin dëmtuar nga veprimet e policisë, por janë marë vetëm dëshmitë e punonjësve të policisë.
Në të njëjtën cështje “Iljina and sarulienė v. Lithuania”, gjykata vazhdon më tej: “52…Gjykata tërheq vëmendjen ndaj akuzës së aplikantit, pavarësisht nëse ishte e bazuar apo jo, se hetuesit hoqën disa dëshmi dhe shkrujatën dëshmitë e tyre në një mënyrë të tillë që ishin më në favor të policëve të përfshirë në këtë rast…Gjykata gjithashtu vëren se hetimi dështoi të vendoste rolet specifike të çdo polici të implikuar në ngjarje- deri në këtë ditë ende nuk është e qartë se në çfarë mase sejcili prej tyre kontribuoi në dëmtimet e aplikantëve.
53. Nën dritën e të mësipërmes, Gjykata arrin në konkluzionin se shteti është përgjegjës për trajtim çnjerëzor dhe degradues parashikuar nga neni 3 i Konventës për shkak të dhunës fizike dhe verbale , e konsideruar e gjitha, e ushtruar kundër aplikantëve e po ashtu mungesën e një investigimi efektiv ndaj incidentit, dhe si pasojë ka patur shkelje të këtij parashikimi”.
Po ashtu në çështjen “Mikiashvili v. Georgia” (Application No. 18996/06) të GJEDNJ parag. 74-76 ku ndër të tjera thuhet: “76. Në pikëpamjen e të mësipërmeve, Gjykata nuk mund të pranojë që mavijosjet e shumta në pjesë të ndryshme të trupit të aplikantit dhe dëmtimi i tij në kokë mund të ketë ardhur nga aplikimi i rezistencës së forcës. Kjo vë në dukje se ndërsa asnjë dëshmi bindëse nuk është siguruar nga palët që lidhet me natyrën ekzakte dhe shkallën e forcës që rezulton në plagët e aplikatit, deklaratat e tij konsistente dhe të detajuara, si dhe mungesa e shpjegimeve të detajuara nga ana e Qeverisë lidhur me shkakun e plageve (lëndimeve të ardhura), japin shkaks për një konkluzon të fortë të kundërt, që këto plagë (dëmitime/lëndime), ishin rezultat i punonjësve të policisë duke përdorur forcë të tepruar dhe disproporcionale. (shih, REHBOCK, cituar më lart, § 76;. Kuzmenko kundër Rusisë, nr 18541/04, § § 42-43, 21 dhjetor 2010;. Butolen kundër Sllovenisë, nr 41356/08, § 90, 26 prill 2012, dhe, një contrario, Spinov, cituar më lart, § 50)”.
Në përfundim të gjykimit në Gjykatën e Shkallës së Parë, kjo Gjykatë gjithsesi pavarësisht provave të paraqitura e argumentave të përmendura më sipër dhe mënyrës se si ngjarja kishte ndodhur vendosi dëklarimin fajtor të të pandehurve duke vendosur dënimin e sejcilit prej klientëve me disa muaj burg.
Për këtë arsye çështja u apelua në Gjykatën e Apelit. Bashkë me kundërshtimin e vendimit të mësipërm ku është kërkuar pafajsia e klientëve, u kërkua edhe pezullimi i ekzekutimit të vendimit penal. Kishte një rrezik të lartë për çështjen mosmarrja e kësaj mase sigurie pasi në të kundërt klientët do të ishin të detyruar të burgoseshin dhe të vuanin dënimin e caktuar nga Gjykata e Rrethit.
Pas përfundimit të Gjykimit në Gjykatën e Apelit të Vlorës, nuk arritëm të ndryshonim vendimin e Gjykatës së Rrethit për të deklaruar të pafajshëm klientët tanë, por mundëm të fitojmë kërkesën e bërë për pezullimin e dënimit me burgim. Pranimi i kësaj mase kishte mjaft rëndësi për jetën e klientëve tanë, pasi ata tashmë janë të lirë dhe vazhdojnë jetën normalisht. Në të kundërt, burgosja e tyre do të passillte ndër të tjera rëndesë e komplikime të mëtejshme në jetën e tyre.
Çështja aktualisht është rekursuar në gjykatën e Lartë dhe lufta ligjore për deklarimin e pafajshëm të klientëve tanë do të vazhdojë deri në fund, deri në ezaurimin e të gjitha mjeteve ligjore për rivendosjen në vend të të drejtës së shkelur. Ndjekja e kësaj çështje është mbështetur nga Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë (Soros) dhe Civil Rights Defenders (CRD).
Klienti H.K u paraqit në zyrën e TLAS për t’u këshilluar lidhur me problemin e tij. Ai i përkiste komunitetit Rrom dhe prej shumë vitesh jetonte dhe punonte si emigrant në shtetin Grek.
H.K ishte gjyshi biologjik i dy fëmijëve të mitur të moshës tetë dhe gjashtë vjeç. Këta fëmijë kishin ardhur në jetë nga martesa ligjorë e djalit të klientit H.K dhe bashkëshortes së tij. Ata të gjithë së bashku jetonin prej vitesh në shtetin Grek ku punonin dhe jetonin, por të papajisur me dokumenta të rregullta qëndrimi.
Si pasojë e një aksidenti djali i klientit H.K humb jetën, duke lënë pas bashkëshorten dhe dy fëmijë të mitur. Pas kësaj ngjarje rrethanat familjare ndryshojnë ndjeshëm. Nëna e fëmijëve, për shkak të një parregullsie me dokumentat detyrohet të kthehet në Shqipëri pa të drejtë kthimi në shtetin Grek për një periudhë pesë vjeçare. Ajo i lë fëmijët në Greqi për të jetuar me gjyshërit, pra klientin H.K dhe bashkëshorten e tij.
Me kalimin e kohës dhe me rritjen e fëmijëve njëkohësisht filluan të rriten e edhe nevojat e tyre dhe domosdoshmëria për të patur një kujdestar ligjor për t’i përfaqësuar, në kushtet që nëna e tyre e kishte të pamundur të ishte pranë tyre dhe në kushtet që ajo ishte në pamundësi për t’i marë fëmijët pranë saj.
Kështu për klientin H.K ishte e nevojshme të hapej një proces gjyqësor ku të kërkonte kujdestarinë ligjore për fëmijët e mitur në kushtet që babai i tyre kishte vdekur dhe nëna ishte në pamundësi për ta ushtruar përgjegjësinë e saj prindërore.
Duke parë rrethanat e çështjes u konstatua që në këtë rast interesi më i lartë i fëmijëve ishte që të kalonin në kujdestarinë ligjore të gjyshit të tyre, klientit H.K. Fëmijët e mitur kishin lindur në shtetin Grek dhe ishin të njohur me ambientin familjar dhe socaial atje, ata shkonin në shkollë dhe në kopësht, flisnin gjuhën greke dhe mernin edhe pension nga shteti Grek. Për këto arsye edhe nëna e fëmijëve ishte dakort që ishte në interesin më të lartë të fëmjëve të vazhdonin të jetonin në shtetin Grek, duke patur si kujdestar ligjor gjyshin e tyre, deri në kohën që ajo do të bëhëj e aftë ta ushtronte vetë përgjegjësinë prindërore.
Në këto kushte kishte vend të hapej procesi gjyqësor. Duke qënë se klienti H.K nuk kishte mundësi ekonomike ta përballonte një proces të tillë gjyqësor në shtetin Grek ku ishte dhe vendbanimi i fëmijëve, u vendos që procedura gjyqësore të zhvillohej në Shqipëri, në vendbanimin e kërkuesit, klientit H.K dhe të nënës së fëmijës.
Pas hapjes së çështjes në gjykatë, ishte e rëndësishme që të provonim me prova shkresore pretendimet tona, pra: “që për këta fëmijë që prej lindjes ishin kujdesur bashkarisht gjyshërit dhe prindërit. Pas vdekjes së babait bashkejetesa e fëmijëve më nënën e tyre është komplikuar, pasi kjo e fundit e ka patur dhe vazhdon ta ketë të pamundur të shkelë në territorin e shtetit Grek dhe si pasojë të jetojë me fëmijët. Fëmijët që prej lindjes kishin jetuar në shtetin Grek, ku dhe vazhdonin shkollën dhe aktivitetet e moshës së tyre. Aktualisht nëna biologjike e fëmijëve ishte në pamundësi për të ushtruar përgjegjësinë prindërore, për shkak se për arsye të cilat nuk vareshin prej saj ajo nuk jetonte dot pranë fëmijëve të saj dhe gjithashtu nuk i kishte mundësitë ekonomikë që të mbante fëmijët pranë saj.
Kjo situate i jepte mundesi pales kerkuese te perkujdesej si person i afert ne cilësinë e një kujdestari “de facto” per nevojat baze te te miturve, por mungesa e nje statusi ligjor te kesaj situate e pengonte atë që të realizonte ne menyre te plote te drejtat e tij në raport me institucionet shtetërore apo me të tretët në emër të fëmijëve”.
U deshën disa kohë deri sa të siguroheshin dokumentat e duhuar për procesin gjyqësor, pjesa më e madhe e të cilave duhet te mereshin në shtetin Grek sipas formës së kërkuar nga ligji.
Gjithashtu situata faktike u argumentua ne gjykate duke u bazuar ne keto parashikime ligjore:
Neni 2 i Kodit te Familjes parashikon se: “Prindërit, organet kompetente dhe gjykatat, ne vendimet dhe veprimtarinë e tyre, duhet te kenë si konsiderate parësore interesin me te larte te fëmijës”.
Neni 5 i K. te Familjes sanksionon se: “Çdo fëmijë, për një zhvillim te plote dhe harmonik te personalitetit, ka te drejte te rritet ne një mjedis familjar, ne një atmosfere gëzimi, dashurie dhe mirëkuptimi”.
Neni 224 i K. te Familjes parashikohet se: “Ne qofte se prindërit e fëmijës kane vdekur, janë ne pamundësi te ushtrojnë përgjegjësinë prindërore, fëmija mund t'i besohet një anëtari te familjes, një personi te caktuar si kujdestar, një familjeje kujdestare ose edhe një institucioni te përkujdesjes.
Ne këtë rast merret mendimi i sektorit te ndihmës dhe shërbimeve sociale, sipas dispozitave për kujdestarinë”.
Neni 227: “Përgjegjësia prindërore ndaj fëmijës se lindur jashtë martese
Përgjegjësia prindërore ndaj fëmijës se lindur jashtë martese ushtrohet nga prindi qe e ka njohur fëmijën si te tij. Ne qofte se ai është njohur nga te dy prindërit, përgjegjësinë prindërore e kane te dy prindërit……”
Neni 267 i K. Familjes sanksionon se: “Ne rast se nuk është caktuar kujdestar nga prindi qe ka ushtruar i fundit përgjegjësinë prindërore, gjykata i jep prioritet zgjedhjes se kujdestarit midis paraardhësve, personave te afërt te te miturit…..”
Neni 263: “Vendosja e kujdestarisë
Fëmijët e mitur vendosen ne kujdestari dhe gëzojnë mbrojtje te veçante nga shteti kur prindërit e tyre janë ne pamundësi për te ushtruar përgjegjësinë prindërore, për shkak se te dy prindërit kane vdekur ose nuk njihen, janë shpallur si te pagjetur, u është hequr përgjegjësia prindërore ose u është hequr zotësia për te vepruar, si dhe për çdo shkak tjetër te pranuar nga gjykata. Gjykate kompetente për vendosjen ne kujdestari te te miturit është ajo e vendbanimit ose vendqëndrimit te te miturit”.
Neni 269: “Kujdestaria mbi disa te mitur
Për te miturit qe janë vëllezër e motra caktohet një kujdestar i vetëm, përveç rastit kur rrethanat e veçanta kërkojnë domosdoshmërinë e caktimit te me shume se një kujdestari”
Pasi u administruan të gjitha provat shkresore ishte e nevojshme të behej edhe një akt ekspertimi psikologjik dhe një tjetër akt vlerësimi i kushteve sociale të nënës, e cila jetonte në Shqipëri. Për këto arsye u thirrën në gjykim një eksperte psikologe dhe një punonjëse sociale nga sektori i ndihmës dhe shërbimeve sociale pranë Bashkisë Tiranë.
Ato vlerësuan që ishte në interesin më të lartë të fëmijëve të vendoseshin nën kujdesatrinë e gjyshit të tyre, duke sugjeruar gjetjen e cdo forme dhe menyre për të ruajtur marëdhenien afektive mes nënës biologjike dhe fëmijëve.
Ne këto kushte gjykata e pranoi kërkesën duke i vënë fëmijët e mitur nën kujdesatarinë e klientit H.K.
Në zyrën e TLAS u paraqit klientja I.L. e cila paraqiste si problem ndërprerjen e marrëdhënies së punës në mënyrë të paligjshme dhe pa shkak të arsyeshëm. Pasi u diskutua çështja nga këshilltari i projektit dhe nga avokatët e zyrës u mendua se largimi nga detyra i klientes ishte bërë në mënyrë të padrejtë duke mos respektuar afatet ligjore shkaqet dhe rregullat e parashikuara nga Kodi i Punës në lidhje me ndërprerjen e marrëdhënieve të punës.
Marrëdhënia juridike e punës është marrëdhënia që krijohet midis punëdhënësit dhe punëmarrësit në të cilën parashikohet që punëmarrësi merr përsipër të kryejë punën në shpërblim të pagës që i jepet nga punëdhënësi. Marrëdhënia e punës vërtetohet nëpërmjet kontratës së punës dhe në mungesë të saj nëpërmjet librezës së punës.
Siç rezultonte edhe nga Libreza e Punës, klientja I.L. kishte filluar punë pranë Autoritetit Shëndetësor Rajonal më datë 18.05.1983 i cili në atë kohë quhej Drejtoria e Higjienës dhe Epidemive. Për të gjithë periudhën nga kjo datë deri më 12.04.2012 kishte punuar pa ndërprerje pranë këtij institucioni. Më datë 30.12.2011 nga ana e institucionit i është komunikuar një njoftim për suprimimin e vendit të punës dhe ndërprerja e marrëdhënieve të punës me efekt pas tre muajsh. Pas këtij njoftimi klientja kishte vazhduar punën deri në datën 10.04.2012, datë në të cilën institucioni kishte nxjerrë një urdhër për ndëprerjen e marrëdhënieve financiare. Arsyeja që përdorte pala e paditur për ndërprerjen e marrëdhënies së punës ishte Suprimim i vendit të punës. Kjo arsye sipas klientes, përbënte një shkak të paqenë dhe përbënte një mbulim të veprimeve arbitrare të punëdhënësit. Klientja kishte punuar pranë institucionit si sanitare për rreth 29 vjet dhe gjatë kryerjes së punës kishte qenë korrekte duke zbatuar me përpikmëri rregulloren e institucionit dhe urdhërimet e punëdhënësit në lidhje me kryerjen e detyrave. Klientja I.L. kishte qenë një nga punonjëset më të vjetra dhe i duheshin më pak se dy vjet për të dalë në pension pleqërie për shkak të moshës.
Në rastet e suprimimit të vendit të punës nga ana e punëdhënësit duhet të respektohen disa parime lidhur me vjetërsinë në punë apo faktin që punëmarrësi është shumë afër moshës së pensionit, në mënyrë që pasojat në lidhje me veprimet e kryera nga punëdhënësi të jenë me efekte sa më të lehta për punëmarrësin.
Largimi nga puna, duke i dhënë fund një marëdhënie juridike të punës duhet të respektojë parimet themelore që garantojnë të drejtat e punëmarrësve sipas legjislacionit të marëdhënieve të punës.
Në thelb të këtij parimi qëndron “e drejta e mbrojtjes nga veprimet e padrejta të punëdhënësit”. Për të garantuar këtë të drejtë, punëdhënësi ka detyrim që, para se të ndërmarë veprime për ndryshimin e marëdhënies së punës, përfshirë edhe “largimin nga detyra”, si veprimi me pasojat më të rëndësishme në marëdhëniet e punës, të dëgjojë punëmarrësin të shprehë opinionin e tij për veprimet që do të kryhen me kontratën e tij të punës.
Ky parim i rëndësishëm kushtetues (proces i rregullt ligjor - neni 42 “1” i Kushtetutës së R. së Shqipërisë”) gjen zbërthimin e vet në nenin 144 të Kodit të Punës.
Sipas Nenit 144 të Kodit të Punës “Pas kohës së marrjes në provë, kur punëdhënësi mendon të zgjidhë kontratën e punës, ai duhet të njoftojë me shkrim punëmarrësin të paktën 72 orë para takimit dhe të bisedojë me të. Punëdhënësi, i parashtron punëmarrësit arsyet e vendimit të marrë për zgjidhjen e kontratës. Zgjidhja njoftohet të paktën pas 48 orëve të bisedës. Ajo duhet të bëhet me shkrim.
Punëdhënësi i klientes I.L. nuk kishte respektuar asnjë nga afatet e mësipërme dhe kishte shkelur dispozitat e parashikuara nga neni 144 i Kodit të Punës.
Në rastin konkret një veprim i tillë nuk ishte kryer nga ana e punëdhënësit dhe kjo përbën mosrespektim të proçedurës së ndërprerjes së kontratës së punës nga ana e punëdhënësit në kuptim të përcaktimeve që bën Kodi i Punës në lidhje me këtë proçedurë.
Kjo mënyrë jo vetëm që nuk respekton të drejtat e punëmarrësit por nuk respekton as detyrimet që ka një insitucion për të kryer këto veprime proçedurale dhe të dëgjojë punëmarrësin në rastin e një zgjidhje të njëanshme të marrëdhënies së punës.
Sipas nenit 146 të Kodit të Punës, Zgjidhja e kontratës nga punëdhënësi, konsiderohet pa shkaqe të arsyeshme kur:
- punëmarrësi ka pretendime që rrjedhin nga kontrata e punës;
- punëmarrësi ka përmbushur një detyrim ligjor;
- bëhet për motive të pandashme nga personaliteti i punëmarrësit, por që nuk kanë lidhje legjitime me raportet e punës. Konsiderohen si motive të tilla raca, ngjyra, seksi, mosha, gjendja civile, detyrimet familjare, shtatzënia, besimi fetar, bindjet politike, kombësia, gjendja shoqërore;
Zgjidhja e kontratës pa shkaqe të arsyeshme është e pavlefshme. Punëdhënësi që ka zgjidhur kontratën pa shkaqe të arsyeshme, detyrohet t’i japë punëmarrësit një dëmshpërblim deri në një vit pagë, që i shtohet pagës që ai duhet të marrë gjatë afatit të njoftimit.
Shkaqet për të cilat klientja e konsideronte zgjidhjen e marredhënieve të punës të paligjshme dhe që u përfshinë në hartimin e kërkesëpadisë ishin:
- Suprimimi i vendit të punës i paraqitur në mënyrë të tillë dhe duke u zbatuar mbi punonjësit pa asnjë karakter selektiv përbën një arsye për ta konsideruar zgjidhjen e marrëdhenieve të punës pa shkaqe të arsyeshme.
- Puna rreth 29 vjet pa ndërprerje pranë punëdhënësit si sanitare dhe gjatë gjithë viteve të punës fakti i përkushtimit, dhe në ushtrimin e detyrave duke treguar përgjegjshmëri, besnikëri dhe ndershmëri. Këtë fakt e vërteton edhe kohëzgjatja e punës pranë punëdhësit, jo e vogël prej rreth 29 vitesh.
- Duke u nisur edhe nga mosha që kishte klientja, i duheshin edhe dy vite për të mbushur moshën për të dalë në pension dhe në një moshë dhe periudhë të tillë është pothuajse e pamundur gjetja e një mënyre tjetër punësimi.
- Nga ana e punëdhënësit nuk ishte zbatuar asnjë kriter selektiv lidhur me faktin e moshës së klientes I.L. në raport me punonjëset e tjera dhe fakti që kishte punuar për një periudhe prej 29 vjetësh duke mos marrë fare parasysh mundësinë e ndonjë lëvizje të mundshme edhe në ndonjë vend çfarëdo në mënyrë që të mund të arrinte moshën e pensionit.
- Por ajo që vlen të theksohet dhe që u vu në dukje edhe në kërkesë padinë e paraqitur në Gjykatë ishte fakti që klientja I.L. i përkiste komunitetit egjiptian dhe si e tillë ishte konsideruar nga ana e punëdhënësit si shtresë vulnerabël dhe në pamundësi për të reaguar ndaj veprimeve arbitrare dhe si e tillë në raport me personat e tjerë që punojnë pranë këtij institucioni në të njëjtin pozicion pune, ishte “preferuar” për të mos qenë pjesë e institucionit për arsye të komunitetit dhe racës së cilës i përkiste.
Po ashtu Neni 152 i Kodit të Punës parashikon që “Në përfundim të marrëdhënieve të punës që kanë zgjatur jo më pak se tre vjet, punëmarrësi përfiton shpërblim për vjetërsinë si në rastin e zgjidhjes së kontratës me afat të pacaktuar nga punëdhënësi.
Nëse kontrata zgjidhet pa shkaqe të arsyeshme, punëmarrësi ka të drejtë të ngrejë padi kundër punëdhënësit në gjykatë, brenda 180 ditëve nga dita e përfundimit të afatit të njoftimit.
U procedua për mbledhjen e të gjithë dokumentave të nevojshëm që do të shërbenin në këtë rast duke u marrë të gjithë dokumentat. Kjo u bë e mundur nëpërmjet dërgimit të një shkrese zyrtare ndaj institucionit ku ju kërkuan një kopje dokumentave që ndodheshin në dosjen e klientes pranë punëdhësit, pasi në momentin e ndërprerjes së marrëdhënies së punë, këto dokumenta nuk i ishin vendosur në dispozicion asaj. U bë e mundur po ashtu tërheqja e Librezës së Punës nga Zyra e Punës ku ajo ishte depozituar për të bërë të mundur përfitimin e asistencës sociale nga ana e klientes.
Pasi u mblodhën këto dokumenta u përpilua kërkesa për në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe u paraqit kërkesa në gjykatë.
Në zyrën e Shërbimit Ligjor Falas Tirane u paraqitën rastet e një grupi klientësh në kuadër të projektit të UNDP.
Këto klientë i përkisnin të gjithë komunitetit Rom dhe të gjithë i lidhte një problematikë.
Fillimisht avokatët e TLAS u takuan më këtë komunitet në banesat e tyre jashtë rrethit të Tiranës. Në këtë takim u konstatua nga pohimet e vetë personave se ata kishin humbur shtetësinë shqiptare dhe nuk gëzonin shtetësinë e asnjë vendi tjetër. Ata pretendonin se nuk kishin bërë asnjëherë kërkesë për lënien e shtetësisë shqiptare por u kujtohej se për një gjë të tillë kishte aplikuar shumë vite më parë një i afërm i tyre. Disa prej tyre kishin karta identiteti gjë e cila e bëntë të vështirë të besohej se kishim të bënim me humbjen e shtetësisë shqiptare. Këta persona nuk dispononin asnjë dokument, (në rastin në fjalë do të ishte i nevojshëm një dekret që legjitimonte heqjen e shtetësisë) përveç disa dokumentave personale identifikuese të vjetra në kohë.
Nga takimi i parë u kuptua që ishte e nevojshme të bëhëj një verifikim lidhur me këta persona në zyrën përkatëse të gjendjes civile apo në Drejtorinë e Përgjithshme të Gjendjes Civile. Nga Zyra e Gjendjes Civile e zonës konstatuam se këta shtetas nuk figuronin në regjistrin kombëtar të gjendjes civile, pra u kuptua që këta persona nuk figuronin si shtetas shqiptarë. Për këtë arësye u kërkua informacion nëpërmjet një shkrese drejtuar Drejtorisë së Përgjithshmë të Gjendjes Civile lidhur me numrin dhe vitin e Dekretit që kishte vendosur heqjen e shtetësisë. Nga ky institucion na u kthye përgjigje për atë që kërkonim, pra u identifikua heqja e shtetësisë me dekretin përkatës dhe na u dërgua lista emërore e të gjithë personave që nuk kishin më shtetësinë. Bëhej fjalë për një grup prej 20 personash. Ajo që të binte në sy ishte fakti që këtyre personave ju ishte hequr shtetësia shqiptare që në vitin 1994 dhe një gjë e tillë ishte identifikuar vetëm disa muaj përpara referimit të këtyre rasteve në zyrën tonë. Edhe në Zyrën e Gjendjes Civile të Zonës shkresa që njoftonte për shtetësitë e humbura të klientëve ishte e kohëve të fundit, disa kohë përpara krijimit të regjistrit elektronik të Gjendjes Civile.
Mirëpo kjo situatë i kishte privuar gjatë gjithë kësaj kohë këta persona të përfitonin nga shërbimet sociale shtetërore, të përfitonin nga skema e ndihmës ekonomike, të regjistroheshin si të papunë apo të përfitonin nga shërbimet shoqërore e shëndetsore. Këta persona i përkisnin një shtrese mjaft në nevojë të shoqërisë të cilit e kishin të domosdoshme asistencën e këtyre shërbimeve, majde njëri prej klientëve kishte paaftësi të plotë mendore dhe si pasojë nuk mund të merte pagesë paaftësie dhe as të kryente ekzaminimet e nevojshme mjekesore.
Pas konstatimit të fakteve të mësipërme u fillua nga puna për zgjidhjen e problemit të klientëve.
Hapësira ligjore në të cilën ishte kërkuar dhe legjitimuar lënia e shtetësisë së klientëve i ishte nënshtruar ligjit të kohës. Ligji në fuqi është ligji nr. 8389 datë 5.8.1998 “Për Shtetësinë Shqiptare” i ndryshuar . Ky ligj ndër të tjera parashikon:
“…shtetasi shqiptar mund të jete edhe shtetas i një shteti tjetër…”.
“..Askujt nuk mund t'i hiqet arbitrarisht shtetësia shqiptare…”.
“..Çdo shtetas shqiptar ka të drejtë të heqë dorë nga shtetësia shqiptare me kusht që të ketë një shtetësi tjetër, të ketë fituar një shtetësi tjetër apo t'i jetë garantuar nga organet kompetente të shtetit të huaj dhënia e një shtetësie tjetër...”
Nga një vështrim i përgjithshëm i ligjit ishte e qarte se kishim të bënim me persona pa shtetësi, pra që nuk kishin as shtetësinë shqiptare dhe as nuk kishin fituar asnjë shtetësi tjetër.
Cdo shtet demokratik duhet të zbatojë marrëveshjet ndërkombëtare për reduktimin e pashtetësisë. Në këtë rast kishim të bënim pikërisht me një situatë te tillë e cila jo vetëm nuk ishte marë në konsideratë por gjithashtu kishte vite të tëra e cila nuk ishte konstatuar.
Ligji shqiptar parashikon rifitimin e shtetësisë shqiptare sipas procedurave të mëposhteme:
Neni 17
Kërkesa për fitimin, rifitimin ose heqjen dorë nga shtetësia shqiptare paraqitet në organet e Ministrisë së Rendit Publik të vendbanimit të personit ose, në rast se personi banon jashtë shtetit, në përfaqësitë diplomatike ose konsullore të Republikës së Shqipërisë jashtë shtetit. e shoqëruar me dokumentet e kërkuara nga ky ligj.
Neni 18
Në rast se dokumentet e nevojshme nuk janë të plota, organet kompetente, brenda një muaji, ia kthejnë kërkuesit për plotësime të mëtejshme.
Neni 19
Ministria e Rendit Publik brenda 6 muajve nga dita e paraqitjes se kërkesës se individit, në baze te kushteve të përcaktuara në kete ligj për fitimin, rifitimin ose humbjen e shtetësisë shqiptare, vendos për paraqitjen ose jo të kërkesës për fitimin, rifitimin ose humbjen e shtetësisë pranë Presidentit të Republikës.
Kërkesa e Ministrisë se Rendit Publik shoqërohet me dosjen e plote individuale te kërkuesit.
Vendimi për bërjen ose jo të kërkesës nga ana e Ministrisë së Rendit Publik i behet e njohur subjekteve të interesuara, të cilat, në rast se nuk janë dakord me përmbajtjen e tij, mund të ngrenë padi në gjykatën e rrethit Tirane.
Neni 20
Presidenti i Republikës, brenda 3 muajve nga paraqitja e k ërkesës së Ministrisë së Rendit Publik, nxjerr dekretin përkatës. Në rast se kërkesa nuk është e plotë, materiali i kthehet për t'u plotësuar Ministrisë së Rendit Publik brenda 1 muaji nga dita e paraqitjes.
Kur janë kushtet e pikës 7 të nenit 9 të këtij ligji, dekreti për fitimin e shtetësisë shqiptare nxirret edhe pa ndjekur procedurën e mësipërme.
Referuar akteve nënligjore në zbatim të këtij ligji. Parashikohet se dokumentat të cilat duhet të shoqërojnë kërkesën për rifitimin e shtetësisë shqiptare janë:
- Kerkesa e qytetarit drejtuar Presidentit të Republikës.
- Çertifikate lindje dhe familjare;
- Relacion shpiegues dhe konfirmimi nga komisariati i policisë vendore dhe prefektura përkatëse lidhur me shtetësinë që kanë ose kanë patur prindërit e çdo aplikanti. ( përpilohet nga sektori i policisë kriminale dhe Prefektura e qarkut)
- Deklaratë noteriale nga çdo aplikant mbi moshën 14 vjeç, për faktin e aplikimit ose jo për të fituar shtetësi tjetër.
- Vertetimin e njësisë administrative përkatëse për çdo aplikant mbi moshën 14 vjeç.
- Çertifikatë lindje ose të vdekjes të prindërve të çdo aplikanti.
- Fotografi e aplikantit, copë 3 tre (në rast se ka fëmijë nën moshë 14 vjeç, fotografi për secilin prej tyre).
- Mandat pagesa për aplikimin.
Pra, sikurëse vihet re, ishte e nevojshme që të përpiloheshin një numër i madh dokumentash për të gjithë personat, duke patur parasysh edhe faktin e mbulimit të shpenzimeve për çdo dokument.
Nga avokatët e TLAS fillimisht u fillua me pregatitjen e dokumentave nga Zyra e Gjendjes civile (çertifikatat e kërkuara për çdo aplikant) për të cilat u kërkua një kohë e gjatë pasi çertifikatat nuk mund të printoheshin nga sistemi elektronik i regjistrit të gjendjes civile sepse personat nuk ishin të regjistruar, si pasojë duhej të nxireshin të dhënat në mënyrë manuale nga arkivat e regjistrave të Gjendjes Civile.
Më pas u proçedua me dokumentat e tjera të kërkuara nga zyra e Gjendjes civile.
Më vështirësi u realizuan deklarat noteriale për klientët të cilët nuk dinin të shkruanin dhe ishte e nevojshme të paraqiteshin të gjithe personalisht për hartimin e tyre. Kjo gje gjithashtu u realizua me sukses.
Pas mbledhjes së të gjithë dokumentave u bë aplikimi i klientëve për rifitimin e shtetësisë shqiptare të clët u përfaqësuan nga avokatët e TLAS.
Nga aplikimi, sikurëse mund të shikohet nga parashikimi ligjor cituar më sipër, nevojitet një periudhë disa mujore derisa institucionet përkatëse të bëjnë verifikimet dhe vlerësimet e duhura e më pas kërkesa të përcillet në Presidencë. Më pas është Presidenti i Republikës i cili shprehet lidhur me kërkesën për rifitimin e shtetësisë shqiptare.
Avokatët e TLAS janë në kontakt të vazhdueshëm me këto institucione në mënyrë që lidhur me cështjen të mos ketë vonesa të paarsyeshme dhe që klientëve t’ju kthehet sa më parë shtetësia shqiptare.
Detyrimi për ushqim për fëmijët e lindur jashtë martese
Pranë Zyrës tonë u paraqit një kliente me iniciale A.F, pasi kishte marrë vesh për shërbimet që kryente zyra jonë nëpërmjet personave të tjerë ajo u paraqit duke kërkuar pension ushqimor për djalin e saj të mitur të lindur jashte martese, pasi babai i fëmijës pavarësisht se e kishte njohur atësinë e fëmijës nuk pranonte të kontribuonte në mirerritjen e fëmijës.
Janë pikërisht këto raste të cilat po shtohen dita ditës në shoqërinë Shqipëtare, pasi siç dihet është rritur mjaft numri i martesave të faktit (martesa jo në kuptimin ligjor, bashkjetesë), dhe janë pikërisht këto probleme që hasen pas ndërprerjes së bashkëjetesës.Pasi fëmija jeton me njërin nga prindërit dhe fakti se fëmija nuk jeton me prindin tjeter nuk e shkarkon atë nga detyrimi për të kontribuar për një jetesë më të mirë të fëmijës së tij.
U proçedua me mbledhjen e dokumentave të nevojshëm të cilat vërtetonin faktin që fëmija jetonte me nënën dhe të gjithë dokumentat që u konsideruan të nevojshëm për fillimin e proçesit gjyqësor.
U mendua që të hartohej një kërkesë padi duke u thirrur si i paditur në gjykim i ati i fëmijës.
Vetë termi bashkjetesë është shume i perdorur këto vitet e fundit por sipas nenit 163 të Kodit të Familjes: “Bashkëjetesa është një bashkim fakti midis burrit dhe gruas qe jetojnë ne çift, e karakterizuar nga një jete e përbashkët, qe paraqet një karakter stabiliteti dhe vazhdueshmërie”.
Për fëmijët e lindur jashtë martese neni 170 i Kodit të Familjes parashikon: “Amësia dhe atësia e fëmijës se lindur jashtë martese mund te vendosen me ane te njohjes vullnetare ose nëpërmjet një vendimi gjyqësor dhe për prindërit krijon te drejta dhe detyrime te njëjta, ne mënyrë prapavepruese, si për fëmijët e lindur nga martesa”. Pra nga neni i mesipër kuptohet qartë se edhe fëmijët që janë fryt i bashkjetesës gëzojnë të njejtat të drejta si fëmijët e lindur nga martesa dhe prindërit e tyre kanë të njëjtat detyrime njësoj si për fëmijët e lindur nga martesa.
Sipas nenit 192 pika “b” e Kodit të Familjes “Detyrim për ushqim kanë prindërit ndaj fëmijës së tyre”, pavarësisht nëse fëmija ka lindur jashtë martesë apo nga martesa, madje nei 196 përmend faktin se edhe në qoftë se njërit nga prindërit i është hequr përgjegjësia prindërore, përsëri ai nuk mund ti shmanget detyrimit për ushqim ndaj fëmijës së tij.
Neni 197 prashikon “Prindërit kane detyrimin për ushqim ndaj fëmijëve te tyre, kur këta nuk kane mjete te mjaftueshme për te jetuar.
Një fëmijë i mitur mund t'u kërkojë prindërve te tij detyrimin për ushqim edhe kur ka pasuri, kur te ardhurat nga pasuria dhe nga puna e tij nuk i përmbushin nevojat e tij.
Detyrimi për ushqim vazhdon edhe për kohen qe fëmijët madhore ndjekin shkollën e mesme ose te larte, deri ne moshën njëzetepesë vjeç”.
Pra duke ju rikthyer rasit të klientes K.N, duke marrë parasysh moshën e mitur të djalit të saj dhe vështirësinë financiare në të cilën ajo ndodhej, ajo në bazë të të gjthë neneve të përmendur më lart përligjej plotësisht në kërkimin e saj, duke kërkuar një jetë më të mirë për fëmijën e saj.
U depozitua kërkesë padia në gjykatë dhe u proçedua me hapat e mëtejshëm, ku u zhvilluan disa seanca gjyqësore dhe gjykata arritti në përfundimin se klientja A.F kishte të drejtë në kërkimin e saj duke i lidhur në këtë mënyrë një pension fëmijës së klientes A.F.
Në këtë mënyrë ky fëmijë do të ketë një të ardhme më të mirë dhe do të ketë mundësi më të mëdha për të pasur një jetesë normale njësoj si të gjithë fëmijët e tjerë.
Mbas një pune pothuajse 2 vjecare duke vlerësuar dhe kontributin e madh të Zyrës për Shërbimin Ligjor Falas u arrit në përfundimin e dëshiruar nga klientja A.F.
G. është një vajzë e vogël, 7 vjeçare që jeton me babain e saj A.P. Ajo është e paregjistruar në gjendjen civile. Për këtë arsye, ajo nuk është as në shkollë. Mbas lindjes së vajzës, nëna e saj H.T. u largua nga shtëpia dhe për shumë vite ka jetuar jashtë shtetit. Aktualisht, ajo po shlyen një dënim me burgim në Tiranë. A.P. dhe H.T. nuk kanë patur martesë ligjore dhe vajza ka lindur gjatë bashkëjetesës së tyre të shkurtër. Nëna H.T. e ka gjendjen civile në bashkinë e Rr., ndërsa babai A.P. e ka gjendjen civile në Tiranë. Që mbas lindjes së fëmijës dhe largimit të nënës nga shtëpia, prindërit e G. nuk kanë patur asnjë lloj marrëdhënie midis tyre. Gjatë kohës që H.T. vuan dënimin me burgim, babai A.P. e ka dërguar herë pas here vajzën në takime me nënën e saj.
Mbas disa takimeve me personelin e TLAS, A.P. u angazhua seriozisht për të ndjekur procedurat e regjistrimit të vajzës së tij në gjendjen civile. U konstatua fillimisht që nëna H.T. nuk kishte asnjë lloj dokumenti identifikimi, kështu që ishte e nevojshme fillimisht pajisja e saj me letërnjoftim. TLAS u kujdes që nëna të pajisej me kuponin e posaçëm dhe të vazhdonte me procedurat e aplikimit për t’u pajisur me letërnjoftim. Mbas pajisjes së nënës me dokument identifikimi dhe mbas disa takimesh me autoritetet e burgut, u arrit që të bëhej shoqërimi i nënës në zyrën e gjëndjes civile në Tiranë, ku është i regjistruar babai i vajzës A.P., për të bërë raportimin e lindjes nga ana e nënës. Babai A.P. kishte çertifikatën origjinale të asistencës në lindje të vajzës, të lëshuar nga materniteti. Çertifikata ishte e rregullt. Nëna kishte raportuar emrin dhe mbiemrin e saj të saktë, ashtu siç është e regjistruar në gjendjen civile.
Gjatë mbajtjes së aktit të lindjes, ishte i pranishëm edhe babai i vajzës A.P. Nëna bëri edhe njohjen e atësisë së fëmijës, duke mundësuar që fëmija të merrte mbiemrin e babait të saj. Kështu, përfundimisht fëmija G.P. mund të kishte çertifikatën e saj, si të gjithë moshatarët e saj. Tani nuk do të kishte asnjë pengesë që ajo të vazhdonte rregullisht shkollën.
Gjatë procedurës së mbajtjes së aktit të lindjes, babai shfaqi dëshirën që fëmija të hidhej në fletën e tij familjare, meqë ai ishte kujdesur për të që nga lindja dhe mendonte që fëmija do të vazhdonte të ishte ende nën kujdesin e mëtejshëm të tij. Nëna H.T. nuk e pranoi këtë kërkesë dhe fëmija u regjistrua si pjestare e familjes së nënës H.T. Kuptohet që babai nuk ishte dakort me këtë zgjidhje dhe për këtë ai i kërkoi TLAS që ta mbështeste më tej, në marrjen e fëmijës në fletën e tij familjare, nëpërmjet një procesi gjyqësor. TLAS do të shqyrtojë ndjekjen e mëtejshme të rastit, duke u mbështetur në interesin më të mirë të fëmijës.
Rast strategjik
Klient G.S. dhe L.G.
Ankim administrativ – Komisioneri për mbrojtjen nga diskriminimi
L. është një nënë e vetme, që jeton në Tiranë me vajzën e saj 8 vjeçare G.
I ati i G i braktisi ato që kur G ishte foshnjë dhe asnjëherë nuk u interesua më për to. Atij i është hequr përgjegjësia prindërore me vendim gjykate.
Ai asnjëherë nuk ka paguar ndonjë kontribut për vajzën e tij.
G. është diagnostikuar me autizëm dhe ajo ka nevojë për përkujdesje dhe trajtim të veçante sipas nevojave të saj. L. e ka shumë të vështirë të sigurojë para duke punuar apo të gjejë një punë sepse ajo duhet te kujdeset per G. gjatë gjithë kohës, po ashtu të afërmit e saj jetojnë të gjithë jashtë Tiranës, kështu që ajo nuk ka ndihmë nga askush.
L. e ka regjistruar G. ne shkollë, por nuk ka qenë e lehtë. Shkolla të caktuara kanë refuzuar të pranojnë G. për shkak të sëmundjes së saj . L. është e vetëdijshme për nevojat e veçanta të G , por ajo nuk mund ta kuptonte refuzimin e tyre dhe asnjëherë nuk ndaloi së provuari. Ajo më në fund gjeti një shkollë publike që e pranoi G, por me një kusht . Drejtori i shkollës i tha L. që, për G. që të ndiqte mësimin, ishte e nevojshme që L. të ishte prezente me të përgjatë gjithë ditës në shkollë në mënyrë që ta ndihmonte në procesin e nxënies, duke qënë se mësuasja e klasës nuk kishte kohë të merrej veçanërisht me G. meqë ajo kërkonte përkujdesje të veçantë.
Në këto kushte L. pranoi të asistonte vajzën sepse ishte e vetmja zgjidhje qe ajo të arsimohej dhe të mësonte. Ajo shkon çdo dite me të në shkollë dhe ndjek të gjitha orët e mësimit.
Ne këtë pikë L. erdhi në zyrën tonë dhe kërkoi ndihmë. Ajo u ankua për kushte shumë të vështira të jetesës dhe për të ardhura shumë të ulëta (vetëm nga ndihma ekonomike). Ajo u ankua se nuk mund të punonte për shkak se ishte e zënë me G. në shkollë gjatë ditës .
Pasi çështja u shqyrtua nga TLAS u konstatua që kjo situatë ishte e kundraligjshme dhe e kishte vendosur G. në një situatë të pabarabartë me fëmijët e tjerë. Gjithashtu nena e saj L. që qëndron në klasë me të gjatë gjithë kohës, nuk i ka aftësitë profesionale si të një mësuesi specialist i cili duhet të trajtojë fëmijë me nevoja të veçanta si G.
Për këtë shkak nga TLAS, u bë një ankim pranë Komsionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi. Ligji parashikon që për fëmijët me nevoja të veçanta të cilët janë të regjistruar në shkollë, është e detyrueshme për bordin e shkollës dhe autoritetet e arsimit, të mbledhin një komision të posaçëm që të vlerësojë nevojat e fëmijës, të zhvillojë një plan edukimi individual dhe t’i vendosë fëmijës një mësues individual/të posaçëm. Në rastin e klientes sonë, asnjë nga parashikimet ligjore nuk ishte ndjekur. Shkolla dështoi të vepronte në përputhje me parashikimet e dispozitave ligjore për këto raste, si dhe në përputhje me nevojat dhe interesin më të lartë të femijës, e si pasojë ka shkaktuar diskriminim.
Komisioneri kunder diskriminimit pasi shqyrtoi çështjen ka konstatuar diskriminimin e drejtëpërdrejtë të shkaktuar të miturës G. Shkolla është detyruar të marrë masa të menjëhershme që në respektim të parashikimeve ligjore të mbledhë komisionin e veçantë për të vlerësuar nevojat e G dhe nevojat e fëmijëve të tjerë të diagnostikuar me autizëm dhe që po ndjekin shkollën në të njëjtën kohë me G. Komisioneri gjithashtu ka vendosur që G.-së t’i caktohet urgjentisht një mësues i posaçëm që ta ndihmojë atë në procesin e të nxënit.
Ky është një rast që nuk përfaqëson individualisht vetëm klienten tonë dhe vajzën e mitur G. por një grup të madh fëmijësh dhe prindërish që ndodhen në të njëjtën situatë me të. Ata hasin shumë vështirësi që t’i vendosin fëmijët në shkolla publike sepse shteti po dështon që të ketë një staf të veçantë mësuesish që të merren në mënyrë të dedikuar me procesin e të nxënit të këtyre fëmijëve në klasëe që kanë nevojë të veçanta e janë veçanërisht vulnerabël.
Ky rast përfaqëson një praktikë të mirë të vendosur dhe një standard që duhet respektuar në të drejtën për arsim të fëmijëve me nevoja të veçanta në përgjithesi dhe në veçanti për G dhe të gjithë fëmijet e tjerë si G që ndjekin të njëjtën shkollë me të.
Kjo çështje mbështetet nga UNICEF.
The 24-year-old girl left unregistered due to gender-based discrimination
TLAS provides the case with free legal aid
In a report issued during may 2018, with the financial support of UNHCR, TLAS (Tirana Legal Aid Society) found out that around 1031 individuals were unregistered in the civic register in Albania and simultaneously at risk of remaining stateless. Statelessness is considered a phenomenon which is underground and very difficult to be measured. The factors that might cause this phenomenon vary a lot. Based on the report, some of these factors are:
“The main factors of statelessness are being born out of Albania’s territory (53%), children born out of marriage (12%) and the ones born in the maternity or hospital but with inaccurate personal data of the mother (9%).
Members of Roma and Egyptian communities constantly face with social and economic marginalization, factors that bring the disproportional impact on these communities which are much more affected by statelessness”.
Among many cases of stateless individuals, a bizarre case was found by TLAS: a 24-year-old girl from the Municipality of Kruja with the initials E.R. was unregistered in the civic registration. Given the story, you might assume that the girl’s family lives in a remote area in the Kruja city. On the contrary, the family is situated only 5 km away from the city and a Civic Registration Office is very close to their house. In this case it seems that lack of money is not the reason why the girls is left unregistered. In order to understand the reasons behind it, the lawyer at TLAS, Mrs. Rudina Brari has communicated with the relatives of the girl. It turned out that the reason why the girl is left unregistered is because her father rejected to register her due to the fact that she was born a female.
This girl is the fourth child of this family. The three other children: two sisters and one son are all registered in the Civic Registration Office. Additionally to that, the girl was not allowed to go to school. Family relations deteriorate more and in 2000 the father murders one of his daughters and then suicides in the jail.
During an interview with the lawyer, Brari elaborates on the challenges from the legal aspect on why this case is difficult until the fulfillment of the registration demand from the Judging Court, in order to end her statelessness.
How did you get in touch with this case?
We managed to find this case through the Child Protection Unit.
At first sight, it seemed unbelievable that a girl at this age could be unregistered. Her family relatives told us that the girl was born in house conditions and a nurse assisted at her birth.
Because of her sex, the father refused to register her. Additionally to him, her mother and other siblings hesitated to register and get the girl to school. As a matter of fact, the main responsibility for the registration of the child is up to the parents. But the Law on Civic Registration delegates the responsibility to the state structures like the police station, the Civic Registration office, the Health Personel that assisted the girl at birth, other siblings of the girl or the community administrator.
It is indeed weird that the statelessness of the girl was brought up only now that the girl will get married and she needs to make her relationship official. Only at this stage of life, the girl, her mother and other siblings started to ask on how they can proceed with the registration.
In your experience as a lawyer, have you ever encountered a similar case?
In my experience as a lawyer, this is the first case of statelessness due to the gender-based discrimination, at least the first time that the parents admit it themselves.
Such a case must involve a lot of challenges to legally follow it in a court. What are some of the obstacles?
In the conditions that the birth is done in the house, the nurse, in this case, can not prove the birth because she has passed away. Therefore the verification of the birth can only be carried out through court proceedings. Opening a file for this case requires a lot of documents and testimonials. It is also required some scientific expertise like DNA tests, in order to verify the birth of the girl.
Additionally to the payment for a lawyer, all these documents have a high cost for the family. Only the DNA analyzes cost around 72.000 Albanian Lek. In the economical situation of the girl, uneducated and unemployed, it is almost impossible to cover the financial cost mentioned above. This is the reason why this case was referred to TLAS, because this organization is financially supported by foreign donators.
The executive director of TLAS, Ms. Raimonda Bozo commented upon the case and highlighted the lack of interest from parents and siblings in this case.
“In the previous law on Civic Registration, it was still mandatory for the state instances to register the child in case that the parents did not do it. After the new law was passed, the mechanism of Child Protection Unit is strengthen. This case reveals the negligence of many state instances: the Civil Status Office itself, the midwife, the police, the Child Protection Unit, schools, etc.
A crucial part of the problem is the parental neglect. Even after the father’s death, the mother and her relatives haven’t tried for one moment to enroll the girl or send her to school. Only now that the girl is going to marry, the family members started to ask for ways how to deal with the registration.
In an interview for this case, Irena Shtraza, feminist activist, linked the problem of statelessness to the rooted patriarchalism of Albanian society. After hearing this case, Irena proposes that the data of statelessness between boys and girls can be reinterpreted if we take into consideration gender-based discrimination.
This story is very different from the other stories ... It is the case where the "package" of patriarchalism that is rooted in Albanian society, is reflected in the most extreme way in the case of this family.
What is quite bizarre in the case above is the fact that in this family the first three children are registered, indicating that it makes it impossible not to register the last one. Also in the family there is a case of a femicide, because the father killed one of the girls. It is clear that here we are dealing with a case of gender discrimination and this type of mentality brings these consequences where it is clearly denied an individual's existence by not registering the child in the civil status, which is the primary right for every human being.
However, I think that after the father passed away, other family members could have tried to register the girl.
After many endeavors, the Kruja District Court decided on January 28, 2019 to accept the request for the girl’s registration, marking this way another success story of TLAS in the registration of individuals at risk of being stateless.
/k.m/