Programi Internship

Shërbimi Ligjor Falas Tiranë (TLAS) ka krijuar në vitin 2001 programin e internship (praktikës profesionale), i cili është një program vullnetar, për studentët e motivuar dhe me rezultate të larta akademike te Fakultetit të Drejtësisë dhe Punës Sociale. Programi Internship pranë TLAS është një mundësi mjaft e mirë për të fituar eksperiencë praktike në fushën e avokatisë dhe punës sociale ku studentët praktikant asistojnë stafin e Shërbimit Ligjor Falas Tiranë (TLAS), në punën e tyre me ligjore me njerëzit në nevojë.

Përmes këtij programi studentët e zgjedhur si interns kanë mundësi që njohuritë teorike e fituara gjatë viteve të shkollimit t’i konkretizojnë në praktikë. Që nga viti 2001, në këtë program janë përfshirë më tepër se 60 studentë. 
Programi i Internship ofrohet për një periudhë 12 mujore. Ai synon që të përgatisë studentët të rinj për të punuar vullnetarisht, duke kontribuar në dhënien e ndihmës ligjore, si dhe në edukimin ligjor të komunitetit.

Programi i Internship 

Detyrat kryesore që një interns do kryejë në Shërbimin Ligjor Falas Tirane (TLAS) janë si më poshtë:

  1. Të asistojë stafin e TLAS gjatë shërbimit me klientët:
    a. Të asistojë këshilltarët në procesin e intervistimit të klientëve
    b. Të asistojë avokatët në proceduarat gjyqësore 
    c. Të përpilojë kërkesa të thjeshta ligjore për klientët nën mbikqyrjen e avokatit ose këshilltares së TLAS-it.
    d. Të ndihmojë në mbarëvajtjen e punëve administrative në zyrë.
  2. Të marrin pjesë në aktivitetet për edukimin dhe ndërgjegjësimin ligjor të publikut (Street Law) në rrethin e Tiranës dhe rrethe të tjera të Shqipërisë. 
    a. Organizimi i aktiviteteve Street Laë në zonat urbane dhe rurale të rrethit të Tiranës apo të rretheve të tjera.
    b. Shpërndarja e informacioneve ligjore, publikimeve të prodhura nga TLAS, etj.
    c. Ndërgjegjësimi i publikut lidhur mbi të drejtat e njeriut, vecanërisht në organizimin dhe mbarëvajtjen e aktiviteteve për ditën e Drejtësisë, 10 Maj.
  3. Të marrin pjesë në projektet e ndryshme që organizon Shërbimi Ligjor Falas Tiranë (TLAS).

Kërkesat për pranimin në programin e Internship

Kandidati që dëshiron të aplikojë pranë Shërbimit Ligjor Falas Tiranë (TLAS), për përfshirjen në programin e Internship duhet të plotësojë kriteret e mëposhtme:

  1. Duhet të jetë student i vitit të tretë ose katërt të Fakultetit të Drejtësisë ose Fakultetit të Punës Sociale, Universiteti i Tiranës;
  2. Të ketë rezultate shumë të larta në mësime (vërtetim i notave nga Fakulteti përkatës, preferohen studentët me mesatare mbi 9.5)
  3. Të kenë njohuri shumë të mira të kompjuterit në programet MS Office (mundësisht të provuar me dëshminë përkatës);
  4. Të njohin mirë gjuhën angleze (mundësisht të provuar me dëshminë përkatëse);
  5. Të kenë aftësi për të punuar në grup dhe individualisht;
  6. Të kenë dëshirë për të punuar vullnetarisht me grupe njerëzish në nevojë.

Në pranimin e kandidatëve do të merren parasysh edhe politikat gjinore të Shërbimit Ligjor Falas Tiranë (TLAS).

Procedura e aplikimit

Dokumentat që nevojiten për të aplikuar në programin e Interneship pranë Shërbimit Ligjor Falas Tiranë (TLAS):

  1. Një kërkesë ku përfshihet arsyeja e aplikimit
  2. Curriculum vitae
  3. Dokument vërtetues i notave të fakultetit të kryer
  4. Do të ketë përparësi kandidati, i cili do të paraqesë dëshmi të njohurive të gjuhës angleze dhe njohurive në kompjuter. 
  5. Nje letër reference nga një pedagog i Fakulteti përkatës së bashku me kontaktet e pedagogut që e lëshon.

Të gjithë dokumentat aplikuese duhet të dërgohen në adresën:

Bulevardi "Bajram Curri", Pallatet Agimi, Shk.18, Ap.322,
Tirane, Albania
Tel: 355 4 22 58 442 
E-mail address: tlas@tlas.org.al