Ekspert për monitorimin e mekanizmave për mbrojtjen e fëmijës dhe familjeve të tyre në Njësitë Administrative të Bashkisë Tiranë

 

TERMA REFERENCE

Ekspert për monitorimin e mekanizmave për mbrojtjen e fëmijës dhe familjeve të tyre në Njësitë Administrative të Bashkisë Tiranë

Projekti me titull: Fuqizimi i kujdesit social për familjet dhe fëmijët në nevojë në Bashkinë e Tiranës përmes rritjes së aksesit në drejtësi.

Zbatues: Shërbimi Ligjor Falas Tiranë, TLAS

Financimi:  Bashkia Tiranë, Referuar Buxhetit, pika 4.3.1

Grupet e synuara:  Familjet në nevojë dhe fëmijet e tyre; 2) Gratë e dhunuara dhe fëmijet e tyre; 3) Grupet Teknike Ndërsektoriale, GTN në Bashkinë Tiranë;

Qëllimi i projektit:  “Fuqizimi i familjeve në nevojë dhe rritja e kapaciteteve të Grupeve Teknike Ndërsektoriale në Njësitë Administrative të Tiranës”

Kërkohet ekspert për monitorimin e funksionimit të strukturave lokale dhe  mekanizmave të mbrojtjes së fëmijëve vulnerabël dhe familjeve të tyre përmes:

  • Takimeve dhe intervistave në Njësitë Administrative me persona kyç  të sistemit të mbrojtjes sociale, si perfaqësues të shërbimit social, të njësisë për mbrojtjen e fëmijës, gjendjes civile, policisë, arsimit, shëndetësise dhe organizatave komunitare;
  • Studimit të praktikave ekzistuese të kujdesit social për familjet dhe fëmijët  vulnerabël
  • Hartimit, shpërndarjes  dhe përpunimit të të dhënave të nje pyetësori të hartuar për këtë qëllim për njësitë administrative;
  • Hartimit të raportit të monitorimit për eksperiencën aktuale, gjetjet, kërkesat, pengesat, vështiresitë e hasura gjatë zbatimit të ligjeve dhe akteve nënligjore përkatëse;
  • Draftimi i rekomandimeve dhe konkluzioneve për funksionimin më efikas të mekanizmave apo hallkave të ngarkuara me mbrojtjen sociale të femijes dhe familjeve të tyre;
  • Konsultimi online i draft raportit dhe rekomandimeve me aktorët e sistemit të mbrojtjes dhe reflektimi i komenteve të nevojshme në raportin final;
  • Të angazhohet të paktën 12 orë në javë për një përiudhe prej tre muaj;

Kandidati duhet të  plotësojë këto kushte:

  • Te ketë diplome dhe kualifikime në fushën juridike ose sociale;
  • Të ketë të paktën 5 vjet eksperiencë në njërën nga këto fusha;
  • Të ketë marrë pjesë në aktivitete monitorimi apo studimi;
  • Te ketë  njohuri per metodologjine e shkrimit dhe konsultimit të raporteve ;
  • Të zotërojë aftësi të mira komunikimi e bashkëpunimi;

Afati i Marrveshjes së Shërbimit:  tre muaj, duke filluar nga data e nënshkrimit te saj

Shpërblimi: Kryhet me dorëzimin e produktit final.

 Të interesuarit të dergojnë CV personale, dhe dokumenta që vërtetojnë plotësimin e kushteve të kërkuara deri në datën 12.04.2021 me email në adresën: dselimi @ tlas.org.al;