Asistent i ekspertit për monitorimin e mekanizmave për mbrojtjen e fëmijës dhe familjeve të tyre në Njësitë Administrative të Bashkisë Tiranë

TERMA REFERENCE

Asistent i ekspertit për monitorimin e mekanizmave për mbrojtjen e fëmijës dhe familjeve të tyre në Njësitë Administrative të Bashkisë Tiranë

 Projekti me titull:  Fuqizimi i kujdesit social për familjet dhe fëmijët në nevojë në Bashkinë e Tiranës përmes rritjes së aksesit në drejtësi.

Zbatues: Shërbimi Ligjor Falas Tiranë, TLAS

Financimi: Bashkia Tiranë, Referuar Buxhetit, pika 4.3.2

Grupet e synuara: Familjet në nevojë dhe fëmijet e tyre; 2) Grate e dhunuara dhe fëmijet e tyre; 3) Grupet Teknike Ndërsektoriale, GTN në Bashkinë Tiranë;

Qëllimi i projektit:  “Fuqizimi i familjeve në nevojë dhe rritja e kapaciteteve të Grupeve Teknike Ndërsektoriale në Njësitë Administrative, Tiranë”

Kërkohet asistent ekspert për monitorimin e funksionimit të strukturave lokale dhe  mekanizmave të mbrojtjes së fëmijëve vulnerabël dhe familjeve që të:

  • Të krijojë Networkun ose Rrjetin me adresat e telefonit dhe emailave nga çdo Njësi Administrative që mbulon Bashkia e Tiranës, të përbërë nga përfaqësues të strukturave lokale që do të jenë objekt i monitorimit dhe bashkëpunimit;
  • Të kontaktojë e komunikojë me anëtarët e rrjetit për organizimin e takimeve dhe intervistave dhe hartojë kalendarin e punës së ekspertit;
  •  Të kujdeset për shpërndarjen e pyetesorit, të grumbullojë ate dhe të përpunojë të dhënat në bashkëpunim të ngushtë me ekspertin;
  • Të angazhohet në punën kërkimore sipas metodologjisë së ndërtuar nga eksperti;
  • Të organizojë tryezat e konsultimit on line me anëtarët e rrjetit;
  • Të ndihmojë në mbajtjen e  minutave të takimeve apo konsultimeve;

Kandidati  për asistent expert duhet të  plotësojë këto kushte:

  • Te ketë diplome universitare;
  • Të zotërojë aftësi të mira komunikimi e bashkëpunimi;

Afati i Marrëveshjes së Shërbimit:  Tre muaj, duke filluar nga data e nënshkrimit të saj;

Shpërblimi: Kryhet me dorëzimin e produktit final.

Të interesuarit të dergojnë CV personale, dhe dokumenta që vërtetojnë plotësimin e kushteve të kërkuara deri në datën 12.04.2021 me email në adresën: dselimi @ tlas.org.al;