Shërbimi "Clinic"

 

Këshillimi ligjor është ofruar dhe mbështetur gjithashtu nëpërmjet shërbimit clinics. Ky shërbim ofrohet nga avokatët e TLAS në ato raste kur klientët kanë nivelin intelektual dhe njohuritë ligjore bazë për të ndjkeur dhe përfaqësuar vetë çështjet e tyre përpara organeve administrative ose ligjore, kuptohet nën drejtimin dhe mbështetjen e avokatëve të TLAS. Si pjesë e këtij shërbimi, avokatët e TLAS mund të hartojnë edhe dokumentacionin e nevojshëm dhe ta paraqesin atë sipas nevojave të klientëve.

Shërbimi clinics është shumë i dobishëm për arsye se klientët e TLAS kanë nevojë për udhëzime të vazhdueshme për procesin e kërkimit ligjor dhe përgatitjes së argumenteve ligjore, për rastet e tyre konkrete si dhe në hartimin e dokumentacionin dhe paraqitjen e pretendimeve të bazuara në aktet ligjore dhe nënligjore. 
Gjatë vitit 2012 janë trajtuar me shërbimin clinics 478 raste.