Shërbimet Ligjore të Lëvizshme "Moblie"

 

Shërbimet Ligjore të Lëvizshme ofrohen nga TLAS për individët, të cilët jetojnë në zona të largëta dhe nuk kanë mjete apo mundësi për të udhëtuar për të përftiuar nga shërbimet ligjore pranë zyrave të TLAS. Ekipi I TLAS, i përbërë nga një avokat, një student i programit të Internship-it dhe të pajisur me mjetet e nevojshme teknike si me publikimet e ndryshme të bëra nga TLAS, shkojnë në zonat e largëta, kryesisht rurale dhe zhvillojnë intervista, ofrojnë këshillime ligjore si dhe hartojnë dokumente ligjore për personat të cilët përmbushin kriteret për të përfituar nga shërbimet e ndihmës ligjore të TLAS.

Shërbimet ligjore të lëvizshme të TLAS kanë filluar në vitin 2005, për t’i ofruar ndihmë dhe mbështetje ligjore individëve, të cilët jetojnë në zonat rurale dhe nuk janë në dijëni dhe nuk kanë mundësi të informohen për të drejtat e tyre ligjore dhe mënyrat sesi mund të kërkojnë të zgjidhin problemet e tyre ligjore. Për këto raste, TLAS mendoi se duhej të ishte ai që të arrinte tek individët në nevojë. Programi është mjaft i suksesshëm dhe deri tani disa qindra individë kanë përfituar nga ky shërbim.

Shërbimi ligjor “mobile” është pjesë përbërëse e Street law, ku avokati dhe këshilltari i TLAS, të cilët udhëtojnë me të gjitha pajisjet e nevojshmë teknike (laptop, printer, kancelari) përgatit dokumentacionin e nevojshëm për raste të transferimit të vendbanimeve, regjistrimit të lindjeve, apo raste të tjera të identifikuara në takim. Ofrimi i shërbimit direkt në terren përmes këshillimit apo përgatitjes së dokumentave të klientëve synon përshpejtimin e procedurave, shmangien e vonesave dhe shpenzimeve të tepërta të përfituesve.Gjatë aktiviteteve të “shërbimit ligjor mobile” automjeti i TLAS pajiset si me të gjitha mjetet e nevojshme (laptop, printer, etj) për t’i dhënë mundësi përfituesve të marrin direkt në terren ndihmën e parë ligjore nga stafi.