Error message

Deprecated function: The each() function is deprecated. This message will be suppressed on further calls in menu_set_active_trail() (line 2405 of /home/tlasorg/public_html/includes/menu.inc).

Nismat Ligjore

Një ndër misionet e Shërbimit Ligjor Falas Tiranë (TLAS) është “nxitja e ndryshimeve të sistemit ligjor“. Që nga fillimi i punës së tij TLAS ka ndërmarrë shumë iniciativa për ndryshime të ligjit apo akteve nënligjore në dobi të njerëzve në nevojë, zëri i të cilëve nuk dëgjohet nga Qeveria.

Më poshtë po rendisim disa nga iniciativat më të rendësishme ligjore të ndërmarrë nga TLAS gjatë këtyre viteve:

  1. Iniciativë ligjore lidhur me ndryshimin e ligjit Nr 7698 “Për kthimin dhe kompensimin e pronave”, ndryshime te cilat u morën ne konsiderate nga grupi i punës i ngritur nga OSBE në bashkëpunim me Qeverinë në hartimin dhe miratimin e ligjit te ri.
  2. Iniciativë ligjore e ndërmarrë për ndryshimin e ligjit Nr 8950 “Për gjendjen civile”, ndryshime te cilat përbëjnë një mjet ligjor efikas në reduktimin e ndjeshëm të fenomenit të mosregjistrimit të fëmijëve dhe të vdekjeve dhe jep një ndihmë direkte për pasqyrimin real të popullsisë në regjistrat e gjendjes civile, duke parapërgatitur në këtë mënyrë Shërbimin e Gjëndjes Civile drejt hapit të madh të kompjuterizim.
  3. Monitorimi i Zbatimit te Ligjit “Per gjendjen Civile” 2010
  4. Sugjerimet e dhëna nga TLAS në miratimin e ligjit Nr. 9355 dhe akteve nënligjore në zbatim të tij “Për ndihmën dhe shërbimet shoqërore”, për përfshirjen në skemën e ndihmes ekonomike të kryefamiljarëve vajza-nëna, të cilat për gjatë gjithë kësaj kohe nuk përfitonin asnjë mbështetje ekonomike, duke u diskriminuar në mënyrë të padrejtë.
  5. Iniciativë ligjore e ndërmarrë në bashkëpunim me Shoqatën Kombëtare për Mbrojtjen e Punës dhe Demokracisë në Shqipëri (SHKPMD) mbi njohjen e viteve të punës gjatë periudhës së dënimit si vjetërsi për efekt të llogaritjes së pensionit. Duke ndihmuar të gjithë ata persona që gjatë kryerjes së denimit tyre penal, kanë punuar, dhe nuk mund të përfitojne pension pleqërie. Kjo iniciativë ligjore është në fazat përfundimtare dhe së shpejti pritet që Këshilli i Ministrave të paraqesë një paketë ligjore për këtë qëllim.
  6. Shërbimi Ligjor Falas Tiranë bazuar në eksperiencën e tij disa vjeçare në dhënien e ndihmës ligjore falas, hartoi ligjin “Per Ndihmen Juridike”, i cili synon të rregullojë problemet që lidhen me sistemin e ndihmës ligjore si dhe hartimin e një strategjie në zbatim të këtij projekt-ligji. Ligji “Për Ndihmën Juridike u miratua në Dhjetor 2008 dhe hyri në fuqi në Prill 2009. Tashmë ka filluar puna për krijimin e strukturave dhe akteve nënligjore për zbatimin e ligjit, ku TLAS do të luajë një rol kryesor. Ligjin e plotë mund ta shkarkoni këtu. Ligji “Për Ndihmën Juridike”.
  7. Rekomandime nga Studimi i legjislacionit “Per ndihmen dhe sherbimet shoqerore” 2010
  8. Iniciativë ligjore e ndërmarrë për ndryshimin e ligjit  “Për ndihmën ekonomike dhe shërbimet sociale”, 2010.
  9. Raport "Mbi vleresimin e situates se ndihmes ligjore falas"

STUDIME:

  1. Studim ne 13 gjykata ne Shqiperi per “ Matja e nivelit te kenaqesise se perdoruesve te gjykatave” 2008-2009-2010
  2. Studim i Legjislacionit mbi strehimin 2011
  3. Studim “ Mbi tarifat gjyqesore ne RSH” 2011