Raportet vjetore të organizatës sipas viteve

Aktiviteti i Shërbimit Ligjor Falas Tiranë, 2020

Shqipëria si të gjitha vendet evropiane është prekur në mënyrë domethësëse nga kriza e shkaktuar nga pandemia e COVID-19, e cila ka përkeqësuar pabarazitë për komunitetet më të margjinalizuara. Gama e çështjeve me të cilat këto komunite janë përballur fillon nga aksesi në shërbimet e domosdoshme shëndetësore dhe sociale deri në korrigjimin e shkeljeve të të drejtave të shkaktuara gjatë zbatimit të masave të qeverisë për të ndaluar përhapjen e virusit. Prandaj projekti do të synojë të fuqizojë personat në nevojë për të kuptuar dhe përdorur ligjin dhe realizuar të drejtat më themelore përmes sistemit të drejtësisë..

Aktiviteti i Shërbimit Ligjor Falas Tiranë, 2019

TLAS, gjatë vitit 2019, ka qenë dhe vazhdon të jetë një ndër aktorët më aktiv në procesin e përmirësimit të sistemit të drejtësisë në vendin tonë. Dihet tashmë që Reforma ne Drejtësi ka hyrë në pjesën më të vështirë dhe të rëndësishme si edhe është shoqëruar me ndryshime pozitive dhe negative, me impakt të drejtpërdrejtë në funksionimin apo mosfunksionimin e sistemit gjyqësor dhe atij të drejtësisë në përgjithësi. Ndaj për këtë arsye moszbatimi i ligjit të ndihmës juridike ka cënuar dhe ndikuar në aksesin në drejtësi të qytetarëve. Shërbimet ligjore falas të ofruara nga TLAS - të specializuara për këtë qëllim - mbeten pjesë shumë e rëndësishme e këtij sistemi duke plotësuar boshllëkun e pambuluar nga ndihma juridike shtetërore dhe që garantojnë mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore të individëve në nevojë. 

Aktiviteti i Shërbimit Ligjor Falas Tiranë, 2018

Aktiviteti i TLAS, përgjatë këtij viti ka konsistuar në përfaqësimet ligjore strategjike si përpara adminstratës shtetërore po ashtu dhe para gjykatës, si edhe forcimin e partneritetit efektiv me strukturat shtetërore, me NGO’të partnere apo përfaqësuesit në nivelin lokal në mënyrë që të plotësohej shërbimi kryesisht ndaj shtresave vunerabël. Përgjatë këtij viti është ofruar ndihmë juridike për zgjidhjen e 1469 çështjeve ligjore që i përkisnin fëmijëve, të papunëve, personave me aftësi të kufizuara, pensionistëve, grupit LGBTI, minoriteteve dhe familjeve të tjera në nevojë. 

Aktiviteti i Shërbimit Ligjor Falas Tiranë, 2017

TLAS, gjate vitit 2017, ka ofruar shërbime ligjore për çështjet civile, administrative, familjare dhe të punës si dhe për rastet e shkeljes së të drejtave të njeriut; në formën e këshillimit dhe të përfaqësimit si në organet administrative edhe në ato gjyqësore. TLAS përgjatë këtij viti i ka kushtuar një vëmëndje të posaçme ngritjes së kapaciteteve të bashkëpunëtorëve dhe përfituesve. Punonjësit e shërbimeve nga strukturat shtetërore si Shërbimi Social, Drejtoritë Arsimore, Qendrat Shëndetësore, Njësitë për Mbrojtjen e Fëmijëve, Organizatat Komunitare, kanë qenë në fokusin e trajnimeve të organizuara për të rritur cilësinë e bashkëpunimit dhe koordinimit.

Aktiviteti i Shërbimit Ligjor Falas Tiranë, 2016 

Shërbimi Ligjor Falas Tiranë, TLAS, gjate vitit 2016,  ka dhënë ndihmesë konkrete në drejtim të përmirësimit të draft ligjeve të paketës legjislative te reformës dhe në vecanti për ato draft Ligje që ndikojnë shtresat dhe grupet ne nevojë. Komentet dhe diskutimet e ekspertëve të TLAS të paraqituara në tryezat parlamentare kryesisht janë fokusuar në projekt ligjet e shërbimeve ligjore të TLAS përkatësisht tek: 1) Avokatia 2) Noteria 3) Ndihma Juridike 4) Ndërmjetësimi dhe 5) Shpenzimet e tarifat gjyqësore. Gjatë vitit 2016 TLAS-i zgjidhi 1714 çështje ligjore që i përkisnin fëmijëve, të papunëve, personave me aftësi të kufizuara, pensionistëve, grupit LGBTI, minoriteteve dhe familjeve të tjera në nevojë. Përfituesit dëshmojnë dhe vlerësojnë ndihmën juridike që ju ka ofruar TLAS, zgjidhja e te cilave ka mundësuar aksesin e tyre në programet sociale dhe përmirësimin e situatës ekonomike.

 

Revista nr. 1 e vitit 2015, përmban informacion mbi vetë-përfaqësimin – si një metodë efektive për rritjen e aksesit në drejtësi (pse palët duhet të përfaqësojnë vetveten, pengesat e palëve gjatë procesit të vetë-përfaqësimit dhe lloji i ndihmës për vetë-përfaqësimin). Histori të vërteta. Botimi i këtij materiali është mbështetur financiarisht nga CIVIL RIGHTS DEFENDERS.

Revista nr. 2 e vitit 2015, përmban informacion mbi aksesin dhe përfshirjen për të ndihmuar qytetaret të zgjidhin problemet ligjore dhe të mbrojnë të drejtat e tyre përmes: Përcaktimit me përparësi të llojeve të shërbimeve për fëmijët, familjet vulnerabël dhe qytetarët e tjerë të varfër; Përmirësimit  të aftësive të klientëve për të zgjidhur problemet ligjore nëpërmjet trainimit individual dhe në grup me drejtues ose përfaqësues të komunitetit, nëpërmjet ofrimit të formularëve të gatshëm e të lehtë për t’u përdorur si dhe identifikimin e cështjeve ligjore përmes përdorimit të web portalit i cili synon të orientojë personat në nevojë si t’i zgjidhin ato.

Gazeta TLAS, Botim i Shërbimit Ligjor Falas Tiranë Nr. 1 / 2014. Ky botim përmban përmbledhjen të “Studimit për vlerësimin e situatës dhe mundësimin e regjistrimit elektronik të të porsalindurve në Shqipëri”, seminare informuese dhe trajnuese me punonjësit e njësive të institucioneve shëndetësore dhe të mbrojtjes së fëmijëve dhe histori të vërteta. Botimi i këtij materiali është mbështetur financiarisht nga CIVIL RIGHTS DEFENDERS.

Gazeta TLAS, Botim i Shërbimit Ligjor Falas Tiranë Nr.1/2013. Ky numër përmban informacion të përgjithshëm sa i përket ndihmës juridike në Shqipëri si dhe relacionin e përgatitur nga TLAS për projektligjin  “Për një shtesë në ligjin nr.10 039, dt.22.12.2008 “Për ndihmën juridike”. 

Numri 1, 2012 përmban artikuj për aktivitetin e TLAS gjatë vitit 2011; “Te rrisim aksesin në shërbimet dhe programet sociale të individëve vulnerabël nga komuniteti Rom” ne qytetet e Durrësit, Fierit, Tiranës, Elbasanit mbështetur nga UNDP. Regjistrimi i fëmijëve nëpërmjet procedurës për fëmijët e gjetur. Memorandum Mirëkuptimi ndërmjet Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Qendrës “Shërbimi Ligjor Falas” 2011. Histori të vërteta.

 

 

Numri 2, 2012 paraqet veprimtari dhe aktivitete të realizuara gjatë vitit 2012 sic janë: Tryeza e rrumbullakët “Mbi Perspektivën e Ndihmës Ligjore në Shqipëri”. Reforma për sistemin e tarifave ligjore. Seminar - Trajnim me punonjësit social të projektit SOS “Fuqizimi i Familjes”. Regjistrimi i organizatave jo fitimprurëse, aktet dhe organet drejtuese. Histori të vërteta.

 Numri 3, 2012 - Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile në bashkëpunim me Qendrën Shërbimi Ligjor Falas Tirane (TLAS) dhe me mbështetjen e UNICEF organizoi më 05.12.2012 në mjediset e Hotel Tiranës, tryezen errumbullaket me teme: “Mbi raportimin e lindjeve te femijeve dhe permiresimin e sistemit te regjistrimit”. Shpallja e personave të zhdukur dhe të vdekur  si dhe procedurat administrative dhe shqyrtimi gjyqësor. Histori të vërteta.

Numri 1, 2011 përmban artikuj për aktivitetin e TLAS gjatë vitit 2010; Seminarin Kombëtar me temë “Shoqëria Shqiptare – Sfidat e Mosdiskriminimit” në ambjentet e Hotel Tirana Internacional.Synimi i te cilit ishte sensibilizimi i organeve vendimmarrëse dhe aktorëve të tjerë të shoqërisë shqiptare për zbatimin efektiv të çdo lloj legjislacioni që ndihmon anti - diskriminimin e individëve vulnerabël dhe shtresave të varfra në përgjithësi; Pensionet e Pleqerise, procedura per aplikimet,ankimet administrative dhe gjykimet ; Divorci dhe pasojat qe rrjedhin prej tij; histori të vërteta.

Numri 2, 2011 përmban artikuj për aktivitetin e TLAS gjatë vitit 2011; 12 Seminare të zhvilluara në Elbasan, Lezhë, Kavajë, Fier, Peshkopi, Kukës, Tropojë, Krujë, Sarandë e Tiranë, që mbyllën ciklin e Seminareve në të gjithë vendin me punonjësit e zyrave të gjendjeve civile të Republikës së Shqipërisë me synim “Njohja dhe trajnimi i punonjësve të gjendjes civile me përmirësimet e bëra ligjit të gjendjes civile si dhe sqarimin e problematikave të hasura nga këta të fundit gjatë punës së tyre". Artikuj në lidhje me instruktimin dhe procedurën Për Regjistrimin e Fëmijëve të lindur dhe të paregjistruar, fëmijët e lindur ne maternitet, në kushte shtëpie, fëmijët e braktisur e ata të lindur jashtë shtetit; Parimi i Interesit më të lartë të fëmijës në të drejtën familjare; Ankimet kundër vendimeve të komisionit të caktimit të aftësisë për punë (pensionet e invaliditetit);histori të vërteta.

Numri 3, 2011 - "Zhvillimi i iniciativës së Ohrit për funksionimin e ndihmës juridike falas në rajon." (Durrës: 11,12 Tetor 2011)

Numri 1, 2010 përmban artikuj për aktivitetin e TLAS gjatë vitit 2010; Kontributi i TLAS per trajnimin e punonjesve te zyrave te gjendjes civile, rekomandimet e studimit te legjislacionit “Per ndihmen ekonomike dhe shoqerore”, histori te verteta te rasteve te suksesshme te trajtuara nga avokatet e TLAS

Numri 2, 2010 përmban artikuj mbi lancimin e projektit te financuar nga Komisionit Europian per rritjen e aksesit ne drejtesi te grupeve ne nevoje, per rolin e TLAS ne zbatimin e denimeve alternative ne institucionet e vuajtjes se denimeve penale ne Shqiperi ; histori të vërteta.

Numri 3, 2010, përmban informacione sa i përket procedurës së realizimit të regjistrimit të lindjes së fëmijëve duke shmangur procedurën gjyqësore; Çnjohjen e atësisë (kundërshtimi I atësisë); Mbi dokumentacionin që duhet plotësuar për të qenë përfitues i banesave sociale; Histori të vërteta

 

Numri 1, 2009 përmban artikuj për aktivitetin e TLAS gjatë vitit 2008; deklaratën e rrjetit të OJF-ve për Mbrojtjen e të Drejtave të Pakicave; pavlefshmërinë e aktit administrative; martesa dhe kriteret për lidhjen e saj; procesi i drejtë sipas Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut; histori të vërteta.

Numri 2, 2009 përmban artikuj për raportin e monitorimit për zbatimin e ligjit për Gjendjen Civile; trajtimi me strehim i të pastrehëve; histori të vërteta

Numri 3, 2009 përmban artikuj për përdorimin e fondeve të FOndacionit Vodafone Albania në ndihmë të të varfërve; TLAS në procesin e ndryshimit të legjislacionit të ndihmës ekonomike; të drejtat e të paraburgosurve dhe mbrojtja ne tyre në gjykatë; zgjidhja e marteës në rastet e ndërprerjes së bashkëjetesës; histori të vërtetat, etj.

Numri 1, 2008 përmban projekt-ligjin “Për Ndihmën Juridike”; të drejtën për informim të individëve; rëndësinë e regjistrimit të fëmijëve në gjendjen civile; kujdestaria e posaçme mbi fëmijët; vërtetimi i faktit të viteve të punës për efekt pensioni, etj.

Numri 2, 2008 përmban artikuj mbi ndërhyrjen e TLAS në ndihmë të viktimave të tragjedisë së Gërdecit; raporti i monitorimit mbi nivelin e kënaqësisë së publikut për shërbimet e ofruara nga gjykatat; dokumentacioni dhe procedurat për përfitimin e statusit të të pastrehit; padia civile në procesin penal; detyrimi ushqimor për fëmijët e lindur jashtë martese; si dhe disa histori të vërteta.

Numri 3, 2008 përmban artikuj mbi 10 vjetorin e Konventës Kuadër për Mbrojtjen e Minoriteteve Kombëtare; aktin administrativ dhe vecoritë e tij;
Programet e qeverisë Shqiptare në luftën kundër varfërisë;të dhënat e gjendjes civile dhe kur mund të ndryshohen ato; përvoja e trainimit në Institutin Benchmark, San Francisco, Kaliforni si dhe histori
të vërteta