Aktivitete / Nisma Ligjore

A. “Shërbimi Ligjor Falas Tiranë”  është angazhuar plotësisht në hartimin e ligjit “Për Ndihmën Juridike” në Shqipëri me ekspertët ligjorë më të mirë të fushës të së drejtës. Po ashtu ka përfunduar puna e grupit të ekspertëve për draftimin e amendamenteve të ligjit “Për ndihmën ekonomike dhe shoqërore”, draft të cilin do ta gjeni në rubrikën Aktivitete / Nisma Ligjore.

B. Gjatë vitit 2009-2010 grupi i ekspertëve të TLAS në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Gjendjes Civile po organizon trainimin e punonjësve të gjendjes civile në të gjithë vendin për zbatimin e ndryshimeve në legjislacionin “Për Gjendjen Civile”

C. Gjatë viteve 2009,2010 TLAS në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve po trajton raste civile të dhunimit të të drejtave të individëve në institucionet e paraburgimit si dhe raste të individëve që përfitojnë nga dënimet alternative.